LAJMI I FUNDIT:

Të martën protestohet kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në Kuvend

Të martën protestohet kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në Kuvend
Foto: Arkiv

Partia boshnjake “Iniciativa jonë” organizon të martën protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në Kuvend, që sipas tyre ka ardhur si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021.

Protesta do të mbahet të martën, më 2.3.2021, duke filluar nga ora 12:00 në Prishtinë. Nisja fillon nga Hotel Grandi dhe do të marshohet drejt shesheve “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë” dhe “Skenderbeu”.

Më pas protestuesit do të ndalen para Kuvendit të Kosovës.


“Përmes këtij marshi protestues synojmë t’i shprehim pakënaqësitë tona si komunitetet jo-shumicë dhe t’i mbrojmë të drejtat e garantuara me Kushtetutë. Po ashtu, do t’ju bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe atyre të huaja të reagojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura për të filluar një proces hetimor në lidhje me dyshimet e ngritura”.

Partia boshnjake “Iniciativa jonë” ka ftuar qytetarët dhe shoqërinë civile t’i bashkohen protestës.

“Lusim të gjithë pjesëmarrësit që t’i respektojnë masat për t’u mbrojtur nga COVID-19 (maskat dhe distanca sociale obligative)! Për shkak të situatës epidemiologjike numri i pjesëmarrësve do të jetë deri në 50 persona!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Përplasjet për doracakët

Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori