LAJMI I FUNDIT:

“Wernerit nuk i përshtatet stili i lojës së Chelseat” – Tuchel me deklaratë shokuese para derbit me Unitedin

“Wernerit nuk i përshtatet stili i lojës së Chelseat” – Tuchel me deklaratë shokuese para derbit me Unitedin

Thomas Tuchel beson se stili i lojës që bën Chelsea, nuk i përshtatet Timo Wernerit.

The Blues kanë një mesatare prej 69 për qind të posedimit të topit që nga ardhja e trajnerit gjerman në Stamford Bridge.


Werner ka shënuar vetëm një herë që kur ka arritur Tuchel në tetë ndeshje dhe ky i fundit mendon se lojtari nuk i përshtatet lojës së Chelseat.

“Ndoshta është faji ynë sepse kemi shumë zotërim dhe ne i shtyjmë skuadrat kundërshtare shumë, shumë të thella në gjysmën e tyre, kështu që hapësirat nuk janë shumë të mëdha”, ka thënë strategu i skuadrës londineze.

“Fuqia më e madhe e Timos është të sulmojë hapësirën prapa vijës së fundit kështu që mbase është edhe faji ynë në lojën dominuese që luajmë në këtë moment, është shumë e natyrshme që hapësirat të mbyllen nga kundërshtarët”.

“Një lojë kundër Atleticos, ka ndonjë ekip atje në botë që mund të mbyllë hapësira si Atletico? Nuk e di. Ky nuk është saktësisht kundërshtari që ju dëshironi që Timo të tregojë të gjitha aftësitë e tij, kështu që çfarë mbetet për të është që të mos humbasë besimin dhe të punojë për ekipin”.

“Ne po reflektojmë shumë për këtë dhe po punojmë shumë me të”.

“Ka edhe zgjidhje në hapësira të ngushta për të përdorur shpejtësinë e tij në metrat e parë, për të përdorur nxitimin e tij”.

“Por, nuk është e lehtë për të dhe unë mund ta shoh plotësisht këtë dhe kjo është arsyeja pse unë jam shumë i durueshëm dhe shumë mbështetës dhe besoj në potencialin dhe karakterin e tij dhe natyrisht aftësitë e tij për shënimin e golave”, ka shtuar më tej Tuchel.

Reprezentuesi gjerman filloi fuqishëm nën drejtimin e Frank Lampard, duke shënuar tetë herë në 12 ndeshjet e tij të para në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori