LAJMI I FUNDIT:

Qyteti më i madh i Zelandës së Re po mbyllet për shkak të një personi të infektuar me COVID-19, askush nuk guxon të dalë nga shtëpia

Qyteti më i madh i Zelandës së Re po mbyllet për shkak të një personi të infektuar me COVID-19, askush nuk guxon të dalë nga shtëpia

Në Oakland të Zelandës së Re po vihet sërish masa e izolimit total në një periudhë kohore prej të paktën një jave, pasi është zbuluar një rasti i ri me COVID-19, ka bërë të ditur kryeministrja e këtij vendi Jacinda Ardern.

Mbyllja e re po ndodh pas gati dy javëve, kur për tri ditë qyteti me 1.7 milion banorë u izolua plotësisht, transmeton Telegrafi.


Kjo do të thotë që banorët do të duhet të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, me përjashtim të shkuarjes në punë apo për të blerë artikuj të ndryshëm ushqimor.

Shkollat dhe dyqanet që nuk konsiderohen esenciale do të mbyllen, kurse hyrje-daljet nga qyteti do të kufizohen.

Në pjesën tjetër të Zelandës së Re mbeten në fuqi kufizimet e nivelit të dytë, ku ndalohen tubimet mbi 100 persona dhe gjithë qytetarët obligohen të mbajnë maskë kur janë duke udhëtuar me transportin publik.

Kryeministrja Ardern ka thënë se në Oakland sot është konfirmuar një rast i ri me COVID-19, që po i brengos qytetarët për faktin se personi është infektuar një javë më parë – duke mos u vëtëizoluar.

Suksesi i Zelandës së Re në luftën kundër COVID-19 është përshëndetur nga shumë liderë botërorë. Në këtë vend që ka 5 milionë banorë – deri më sot janë regjistruar vetëm 26 vdekje nga coronavirusi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori