“Nga një kancelar federal pritet që ai të jetë me përvojë në politikën e jashtme apo atë europiane.” Kreu i ri i Partisë Kristiandemokrate, CDU, Armin Laschet e tha këtë në një intervistë për Reuters, duke u ngritur më lart në çështjen e kandidaturës për kancelar nga rivali i tij. Por Markus Söder, kryeministri bavarez dhe kreu i Partisë Kristiansociale, CSU u kundërpërgjigj menjëherë.
Ai ka biseduar tre çerek ore me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe ka arritur në përfundimin, se ka “ujdi të mëdha” me të. Në bisedimet, në anglisht, është bërë fjalë për projekte të përbashkëta të aviacionit si për shembull avioni i përbashkët luftarak evropian.
Për shkak se në Bavari e kanë qendrën disa sipërmarrje të rëndësishme të avacionit civil dhe luftarak, Söder me këtë fiton pikë si në politikën e jashtme ashtu edhe atë ekonomike. Që në tetor, Markus Söder ka kërkuar një rol më aktiv të Gjermanisë në politikën e jashtme.
Rritja e rëndësisë së Gjermanisë
Ky është vetëm një shembull, se si aspirantët për postin e kancelarit po pozicionohen ndërkohë në politikën e jashtme, para se të përcaktohet deri në fund të pranverës, se kush do të futet në garën për kancelar nga Unioni CDU/CSU. Johannes Varwick, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Halles mendon se detyrat që do ketë përpara Söder apo Laschet nuk janë të lehta. “Çdo pasues i një kancelereje që ka përvojë në politikën e jashtme për më shumë se një dekadë e gjysmë dhe është sprovuar në një sërë krizash do duhet të piqet njëherë në këtë rol. Nga ana tjetër pesha politike e Gjermanisë në vitet e fundit është rritur dukshëm dhe asnjë kancelar nuk mund të bjerë më poshtë se kërkesat. Përkundrazi: Ndryshimi i personelit do të rrisë presionin për pozicionim në çështje kardinale.”
“Evropiani” dhe “letra e bardhë”
Armin Laschet ka më shumë përvojë politike europiane, që nga biografia e tij. Ai është rritur në trekëndëshin Gjermani-Belgjikë-Holandë, herët ai zhvilloi vetëdijen se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi europian. Edhe në kohët e Coronës, Laschet i ka mbrojtur kufijtë e hapur. Nga vitit 1999-2005 ai ka qenë deputet në Parlamentin Europian, i përqëndruar në çështjet e politikës së jashtme. Gjithmonë ai ka kërkuar më shumë guxim për integrimin europian.
Tek Markus Söder nuk e gjen dot një angazhim të tillë. Eksperti Johannes Varwick e quan Söder në drejtim të politikës së jashtme europiane ende “një letër të bardhë”. Thorsten Benner, drejtues i Institutit të Berlinit për Politikën Publike Globale shkon edhe më tej. Söder ka “pak ose aspak lidhje emocionale me projektin europian dhe nuk do të trembet para agjitimit oportunist kundër Brukselit, nëse kjo e ndihmon për politikën.”
Rilindja e marrëdhënieve transatlantike jo me çmim zero
Të dy politikanët i bashkon përqëndrimi më shumë tek BE e Franca, se tek SHBA. Kujtojmë se Angela Merkel në vitin 2003 si kryetare e CDU-së udhëtoi demonstrativisht në Uashington dhe mbështeti presidentin Bush në luftën e Irakut, atëherë kur një shumicë e gjermanëve ishin kundër, ashtu si edhe kancelari socialdemokrat, Gerhard Schröder.
Marrëdhëniet transatlantike gjatë katër viteve me Trump u bënë të vështira. “Amerika ishte për ne gjithmonë vendi i lirisë dhe i demokracisë”, u shpreh Armin Laschet në fjalimin e tij për në garën për kryetar të CDU-së duke iu referuar mësymjes së Kapitolit. Kurse Söder është shprehur, se dashuria e tij për Amerikën u vu në një provë të vështirë në katër vite me Trumpin. Të dy i vendosin shpresat tek presidenti i ri, Joe Biden. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Biden u bëri thirrje partnerëve. “Aleanca transatlantike u kthye.”
Por afrimi i Bidenit nuk është pa kushte. Ai kërkon për shembull si paraardhësi i tij që partnerët të rrisin shpenzimet e armatimit dhe të marrin më shumë përgjegjësi në fushën e politikës së sigurisë. Söder është parimisht dakord, por thekson se “ne nuk jemi fëmijë të vegjël. Ne jemi partnerë, as vasalë dhe as të nënshtruar”, tha ai para pak ditësh për agjencinë AP. Edhe Laschet e mbështet synimin e NATO-s që shtetet anëtare të shpenzojnë 2% të kapacitetit ekonomik për mbrojtjen, në një kohë që Gjermania është larg këtij synimi.
Söder: “Balanca mes interesave dhe vlerave”
Një pengesë për rilindjen e bashkëpunimit transatlantik mund të bëhet politika gjermane për Kinën dhe Rusinë. Ashtu si Trump, edhe Biden është i mendimit, se Berlini për shkak të interesave tregtare i bën shumë lëshime të dyja qeverive. Në këtë pikë nuk do të ndryshojë shumë në politikën gjermane si me Laschet ashtu edhe me Söder. Laschet ka bërë fjalë për një “konkurrencë të sistemeve”, në të cilën Perëndimi është me Kinën. Por ai nuk e përjashton një pjesëmarrje të koncernit Huavei në ndërtimin e rrjetit mobil 5G, gjë që Uashingtoni e sheh me shumë dyshim. Söder në intervistën e verës vitin e kaluar për ZDF u shpreh se “gjetja e balancës mes interesave dhe vlerave është sfida më e madhe për politikën gjermane në vitet e ardhshme.” Kjo nuk është ashpërsia që pret Uashingtoni.
Në drejtim të Rusisë, të dy si Laschet edhe Söder janë kundër ndalimit të gazsjellësit Nordstream2 nga Rusia në Gjermani. Laschet kërkon të ndajë nga gazsjellësi atentatin e kryer kundër opozitarit Aleksej Navalny, të cilin ai e dënoi ashpër. Söder nga ana e tij me vizitën e tij vitin e kaluar në Moskë, vazhdoi traditën e kryeministrave bavarezë për një politikë tregtare bavareze me Rusinë, pavarësisht ndarjeve politike. Vendet lindore të BE janë mjaft kritike me qëndrimin e kujdesshëm të Berlinit ndaj Moskës.
Armin Laschet në vitin 2014 madje lëvdoi rolin e Rusisë në luftën e Sirisë. “Rusët kanë paralajmëruar që nga fillimi për xhihadistët. Tek ne kjo u la mënjanë si propogandë.” Madje ai tregoi një lloj mirëkuptimi për Bashar al-Asad, ku ishte e mundur edhe një lloj shumëllojshmërie fetare, dhe për Laschet islamizmi ishte shumë më i rrezikshëm se regjimi i Asadit. Disa deklarata të Laschet nuk kanë gjetur miratim tek qarqe të Unionit.
Eksperti Thorsten Benner pret prej të dy politikanëve pak a shumë vazhdimin e kursit të Merkelit në politikën e jashtme, por sipas tij, me këtë ata shpejt nuk do të shkojnë shumë larg, për shkak të pengesave që do hasin. “Nga njëra anë, sepse kursi i Merkelit për shkak të kundërshtive nuk mund të vazhdohet më aq thjesht, nga ana tjetër, sepse partnerë të mundshëm koalicioni, (sidomos të Gjelbrit) do të këmbëngulin në drejtim të ndryshimit të politikës së jashtme, si p.sh. në drejtim të Kinës, ku politika një dimensionale e jashtme e automobilëve e Merkelit e ka dëmtuar Gjermaninë.” Kurse eksperti Varwick thotë, se “të dy janë profesionistë që nuk kanë ende një pikërëndesë në politikën e jashtme…dhe të dyve mund t’u besohet, se do të bëjnë një figurë të mirë në skenën ndërkombëtare.” /Detusche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoferi me gjasë nuk i kishte bërë matjet mirë – momenti kur një kamion me zhavorr përplaset në një mbikalim në Detroit
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë
Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit