LAJMI I FUNDIT:

Një vjet që nga rasti i parë me COVID-19 në Maqedoni: Mbi 100 mijë të infektuar dhe mbi 3 mijë të vdekur

Një vjet që nga rasti i parë me COVID-19 në Maqedoni: Mbi 100 mijë të infektuar dhe mbi 3 mijë të vdekur

Që nga rasti i parë me COVID-19 më 26 shkurt 2020 në Maqedoni janë diagnostifikuar 101.762 pacientë, ku prej tyre 90.895 janë shëruar dhe 3.119 pacientë kanë humbur jetën. Gjatë kësaj periudhe janë bërë 516.169 testime.

Ashtu si në rajon, gjendja kritike ishte gjatë vjeshtës gjatë valës së ditë ku krahas numrave të larta në ditë, kishte edhe raste të mëdha të vdekjes me mbi 40 vdekje në ditë. Gjatë pranverës së kaluar kishte krizë për respiratorë, ndërsa tani sfida kryesore është vaksinat dhe mënyrat dhe përpjekjet për blerje.

Nga tre mekanizmat e paralajmëruara në Maqedoni, deri tani kanë arritur vetëm vaksinat e “Pfizer” të dhuruara nga Serbia e që u jepen personelit mjekësor. Po ashtu priten të arrijnë edhe vaksinat “Sinofarm” nga Kina. Maqedoni nënshkroi marrëveshje për blerjen e vaksinave ruse “Sputnik B”.


Ndryshe, sipas të dhënave të fundit te të diagnostifikuarit e rinj, gati 70% e rasteve të reja janë me llojin britanez të virusit. Më së shumti ka në Kavadar, Prilep dhe Ohër, ndërsa Shkupi mbetet me numrin më të lartë me raste aktive me COVID-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Egzon Kelmendi-Elkosi: Prizreni, simbol i besës dhe angazhimit për ndryshim

Egzon Kelmendi-Elkosi: Prizreni, simbol i besës dhe angazhimit për ndryshim

Lajme
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Lajme
Kalo në kategori