Një punëtor i kopshtit zoologjik në Spanjë vdiq pasi një elefant e goditi atë me “hundën” tij, duke e hedhur punëtorin drejt hekurave ku ishte izoluar kafsha.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Joaquin Gutierrez Arnaiz, 44 vjeç, u godit të mërkurën nga një elefant afrikan 4.4 tonë që ishte femër në Parkun Natyror Cabarceno në Cantabria, Spanjë veriore.
Gutierrez Arnaiz u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Marques de Valdecilla, ku vdiq si pasojë e plagëve të marra.
Në kohën e incidentit, stafi po pastronte kompleksin e elefantëve.
Lidhur me këtë rast, policia lokale, Garda Civile dhe kopshti zoologjik filluan hetimin e këtij incidenti.
Francisco Javier Lopez Marcano, Ministri i Turizmit në Cantabria, tha në një deklaratë për mediet spanjolle se elefanti që goditi punëtorin kishte një infeksion në këmbë dhe ndoshta ishte edhe shtatzënë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251