LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi reagon ashpër për anulimin e projektit të Spitalit të Podujevës, thotë se u bë si hakmarrje e LDK-së për rezultatin e zgjedhjeve

Bulliqi reagon ashpër për anulimin e projektit të Spitalit të Podujevës, thotë se u bë si hakmarrje e LDK-së për rezultatin e zgjedhjeve

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi i ka shkruar ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi në lidhje me anulimin e projektit për ndërtimin e Spitalit të Podujevës.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore Zemaj me ekzekutivin e atëhershëm kishin prezantuar projektin për Spitalin, po që e kanë anuluar këtë projekt, gjë që sipas Bulliqit është bërë si hakmarrje ndaj qytetarëve të Podujevëspër zgjedhjet komunale të 29 nëntorit.

“Ministri Zemaj muaj më parë në kohë të fushatës elektorale së bashku me ekzekutivin e asaj kohe, në konferencë për media patën prezantuar edhe projektin për Spitalin e Podujevës, por tani Qeveria në detyrë ka anuluar të gjitha procedurat për Spitalin i cili është jashtëzakonisht i nevojshëm për qytetarët e Komunës sonë. Kjo nuk mund të jetë tjetër veçse hakmarrje ndaj qytetarëve të Podujevës për vullnetin e shprehur në mënyrë të lirë e demokratike – me votë, në zgjedhjet komunale të 29 nëntorit”, shkruan Bulliqi.


Ndryshe, sektori i Prokurimit të Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK) edhe pse ka shpallur tender për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë, kjo është anuluar pasi Qeveria e Kosovës nuk ka ndarë buxhet për këtë projekt.

Anulohet projekti për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë
Lexo po ashtu Anulohet projekti për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë

Lajmin e kishte bërë të ditur përmes një dokumenti në rrjetin social në Facebook kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni.

Postimi i plotë:

Sot i kam dërguar shkresë zyrtare ministrit në detyrë të Shëndetësisë, z.Armend Zemaj, dhe drejtorit të SHSKUK-së, z.Valbon Krasniqi, ku kam shprehur indinjatën e thellë time dhe të qytetarëve të Komunës së Podujevës për anulimin e projektit për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës.

Ministri Zemaj muaj më parë në kohë të fushatës elektorale së bashku me ekzekutivin e asaj kohe, në konferencë për media patën prezantuar edhe projektin për Spitalin e Podujevës, por tani Qeveria në detyrë ka anuluar të gjitha procedurat për Spitalin i cili është jashtëzakonisht i nevojshëm për qytetarët e Komunës sonë. Kjo nuk mund të jetë tjetër veçse hakmarrje ndaj qytetarëve të Podujevës për vullnetin e shprehur në mënyrë të lirë e demokratike – me votë, në zgjedhjet komunale të 29 nëntorit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori