LAJMI I FUNDIT:

PSD me aksion, ia prezanton Lajçakut disa fakte për pavarësinë e Kosovës

PSD me aksion, ia prezanton Lajçakut disa fakte për pavarësinë e Kosovës

Partia Socialdemokrate(PSD) sot ka zhvilluar një aksion pasi një ditë më parë përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd – Prishtinë, Miroslav Lajçak në një deklaratë që kishte dhënë, në prapavijë i shihej një hartë në të cilën Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë.

Frashër Krasniqi nga kjo parti në një prononcim për media tha se ekziston vetëm një hartë në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, e ajo siç tha ai është e Serbisë dhe aleatëve të saj.

Siç tha Krasniqi përdorimi i kësaj harte si dhe paraqitja e Lajçakut është shqetësuese, befasuese dhe e papranueshme.


“Lajçak edhe sot kur doli gjoja me përgënjeshtrua paraqitjen e tij të më hershme se kufiri i Serbisë dhe Kosovës është vetëm administrativ, edhe sot përmes një postimi e kishte vendos një hartë ku prapë kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është vijë administrative dhe jo kufi ndërshtetërorë. Pra ky lloj referimi i Kosovës si status i paqartë dhe jo i shkëputur nga Serbia po duket që është i qëllimshëm dhe pikënisje e negociatave të cilat do të ndërmjetësohej nga Lajçak. Paramendoni çfarë rezultati do të kenë këto negociata, kur negociatori ka pozicion sikurse ai i Serbisë”, ka thënë ai.

Krasniqi po ashtu tha se shqetësuese është edhe mos reagimi i liderit të LVV-së, Albin Kurti, për të cilin ai tha se ka marrëdhënie të mira me ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë-Serbi, Lajçak.

“Edhe më shqetësuese bëhet situata kur përfaqësuesit e ardhshëm të Kosovës në dialog, në këtë rast kryeministri në ardhje Albin Kurti ka shpreh afërsi të qartë me Lajçak. Përkundër shteteve tjera aleatët të Kosovës ai ka zgjedhur Lajçakun. Në njërën anë kryeministri në ardhje i cili dha dorëheqje kinse për thikat në hartë në Amerikë, e cila e njihte Kosovën si shtet i ndarë i Serbisë nuk ka asnjë më të voglin si një fakt që Lajçak e trajton Kosovën si pjesë të saj. Tash kur Kosova po konsiderohet si pjesë  e Serbisë nuk ka asnjë reagim”, u shpreh ai.

Krasniqi gjithashtu shtoi se Lajçak është përfaqësues i projektit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda të Kosovës, i cili projekt siç deklaroi ai është shumë i dëmshëm.

“Lajçak ka deklaruar nga Serbia se Kosova do duhet të ndërroj Kushtetutën e saj. Për ne ky është një paralajmërim i qartë të asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për një paralajmërim akoma më shqetësues është mos reagimi i Kurtit dhe në anën tjetër afërsia që ai po e tregon me Lajçak gjatë muajve te fundit. Prandaj, sot vendosëm t’ia qesim disa fakte BE-së ku i tregojmë se Kosova është shpallur e pavarur në vitin 2008, ku kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është kufi shtetërorë dhe jo administrativ.  Për ne Lajçak është pozicionuar në anën e Serbisë, për zgjidhjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila është e papranueshme”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori