LAJMI I FUNDIT:

Paris Saint-Germain synon nënshkrimin e një para-kontrate me Wijnaldum

Paris Saint-Germain synon nënshkrimin e një para-kontrate me Wijnaldum

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo thuhet se po lëviz për arritjen e një marrëveshje me mesfushorin e Liverpoolit, Georginio Wijnaldum.

Jashtë kontratës në qershor, Wijnaldum është i lirë të negociojë kushtet e një para-kontrate me ndonjë klub të huaj.


Sipas mediumit Le Parisien, mesfushori holandez është shfaqur si një objektiv i madh për kampionët francezë të PSG-së.

Klopp dhe Liverpooli kanë gati ‘fshesën’ e verës me gjashtë largime, Xherdan Shaqiri pjesë e listës
Lexo po ashtu Klopp dhe Liverpooli kanë gati ‘fshesën’ e verës me gjashtë largime, Xherdan Shaqiri pjesë e listës

Me Barcelonën duke ngecur në planet e tyre për të arritur Wijnaldum, Leonardo ka zbuluar mundësinë e tij për të tunduar mesfushorin për t’u transferuar sezonin e ardhshëm.

Leonardo aktualisht është shumë aktiv në tregun e transferimeve falas, pasi ka kontaktuar edhe me kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, yllin e Barcelonës, Lionel Messi dhe sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero. /Telegrafi/