Njësiti policor të mërkurën ka bastisur disa lokacione, si dhe fshatin Batllavë të Komunës së Podujevës dhe në Fushë Kosovë ku janë gjetur armë dhe municione.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës në fshatin Batllavë gjatë bastisjes në dy shtëpi janë konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë automatike me 18 fishekë dhe 55 fishekë të kalibrit 7.57 mm, dy pistoleta, një AK-47, një pistoletë dhe 176 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
“Fsh. Batllavë 24.02.2021 – 08:48. Njësiti policor, gjatë një bastisje në një shtëpi pronë, e të dyshuarit mashkull kosovar, ka gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një AK-47, një pistoletë dhe 168 fishekë të kalibrave të ndryshëm. I dyshuari është intervistuar dhe me konsultim të prokurorit rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt.
Fsh. Batllavë 24.02.2021 – 13:15. Njësiti policor, gjatë një bastisje në një shtëpi pronë, e të dyshuarit mashkull kosovar ka gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë nëntë fishekë, një pushkë automatike me 18 (tetëmbëdhjetë) fishekë dhe 55 (pesëdhjetë e pesë) fishekë te kalibrit 7.57mm. I dyshuari është intervistuar dhe me konsultim të prokurorit rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Ndërkaq, gjatë bastisjes në banesën e një personi tjetër në Fushë Kosovë janë gjetur dhe konfiskuar një armë me tre fishekë të së njëjtës armë.
“Rr. Bedri Pejani, Bresje, Fushë Kosovë 24.02.2021 – 10:23. Gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar një armë me tre fishekë të së njëjtës armë. Është njoftuar prokurori i cili udhëzon që rasti të procedohet pasi që i dyshuari vazhdon me procedura të tjera nga njësiti i Krimeve Ekonomike”, thuhet ndër të tjera në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'