LAJMI I FUNDIT:

Prishtinasi sulmon fizikisht babanë  e tij

Prishtinasi sulmon fizikisht babanë  e tij
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:10, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/