LAJMI I FUNDIT:

Mourinho ka në dispozicion 12 ditë dhe katër ndeshje për ta shpëtuar punën

Mourinho ka në dispozicion 12 ditë dhe katër ndeshje për ta shpëtuar punën
(Foto: Screenshot/Twitter/Tottenham Hotspur)

Trajneri i RB Leipzigut, Julian Nagelsmann, do të jetë shënjestra kryesore e Tottenham Hotspur, në rast se Jose Mourinho dështon t’i përmirësojë rezultatet.

Spursat e filluan mirë sezonin, mirëpo rrëshqitën ngadalë dhe tash i kanë humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën Premier, si edhe janë eliminuar nga Kupa FA.


Sipas The Telegraph, portugezi i ka në dispozicion vetëm 12 ditë për ta shpëtuar punën e tij dhe në këtë periudhë do ta drejtojë skuadrën në takimet ndaj Wolfsberger, Burnley, Fulham dhe Crystal Palace.

(Foto: Twitter/Tottenham Hotspur)

Në bazë të këtij njoftimi, klubi do ta vlerësojë situatën, nëse do ta mbajë 58-vjeçarin edhe në sezonin e ardhshëm apo do të përpiqet ta angazhojë Nagelsmannin.

Strategu gjerman nuk dëshiron të largohet nga Leipzigu në mes të sezonit, mirëpo ai do të ishte i interesuar ta drejtonte një klub anglez nga sezoni i ardhshëm.

Kreu i Tottenhamit, Daniel Levy, i cili e paguan Mourinhon 15 milionë funte (17.4 milionë euro) në sezon dëshiron të vazhdojë me portugezin, mirëpo nuk do ta lejojë rrëshqitjen e mëtutjeshme të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori