LAJMI I FUNDIT:

Luftimi i pandemisë COVID-19, Gjermania pritet t’i ndaj 50 miliardë euro shtesë për shpenzimet e borxhit

Luftimi i pandemisë COVID-19, Gjermania pritet t’i ndaj 50 miliardë euro shtesë për shpenzimet e borxhit

Qeveria e kancelares Angela Merkel pritet t’i ndajë 50 miliardë euro shtesë për shpenzime të borxhit me qëllim që ta luftoj pandeminë COVID-19.

Kabineti gjerman ka diskutuar financimin për testet e COVID-19 dhe masa të tjera për të mbështetur ekonominë.

Financimi, i barasvlershëm me rreth 1.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, pasqyron një vlerësim fillestar dhe është ende e paqartë nëse paratë do të nevojiten në fund.


Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz ka në plan të propozojë një projektbuxhet, i cili do të kërkojë pezullimin e frenimit të borxhit kushtetues për të tretin vit radhazi.

“E rëndësishme është që mjetet financiare për testimin dhe vaksinat do të jenë në dispozicion. Buxheti aktualisht është duke u bashkuar”, tha zëdhënësministri i Financave, Dennis Kolberg.

Buxheti i Gjermanisë për vitin 2021 parashikon aktualisht 180 miliardë euro në shpenzime e borxhit. Çdo plan për të rritur huazimin do të varet nga ajo që qeveria vendos për testimin dhe strategjia për daljen nga bllokimi i pandemisë.

Administrata e Merkel do të paraqesë propozimin e saj të buxhetit 2022 dhe planin e saj të financimit afatmesëm në 24 mars.

Nën presionin e një publiku të lodhur nga pandemia, Merkel i tha qeverisë sot se hapat e ardhshëm për të lehtësuar kufizimet do të duhet të bëhen me kujdes. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Botë
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një

Ekonomi
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Ekonomi
Kalo në kategori