LAJMI I FUNDIT:

“Nëse numëron goditjet ndaj LDK-së, nisu prej vetes”, debat mes Imer Mushkolajt dhe Naser Rugovës

“Nëse numëron goditjet ndaj LDK-së, nisu prej vetes”, debat mes Imer Mushkolajt dhe Naser Rugovës

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova është përplasur me analistin Imer Mushkolaj në “Debat Plus”.

Derisa Rugova po fliste për gabimet që ka bërë LDK-ja ndër vite, Mushkolaj e ka ndërprerë duke e akuzuar edhe atë si ndër shkaktarët pse sot LDK është në këtë gjendje.

“Nëse numëron goditjet ndaj LDK-së, nisu prej vetes. LDK goditjen më të madhe ka marrë nga ndarja e vitit 2006. Zoti Rugova ka qenë ndër ata që kanë kontribuar në këtë ngjarje. Ky ka qenë nënkryetar i LDD-së deri kur kjo e fundit më nuk u fut në Kuvend. Atëherë zoti Rugova u rikthye në LDK”, ka thënë Mushkolaj.


Rugova është kundërpërgjigjur duke thënë se është e vërtet që ndarja e vitit 2006 e ka dëmtuar partinë por sipas tij në atë kohë në LDK u penalizuan 40% të strukturave.

Mushkolaj ka bërë kundër replikë duke thënë se LDK më kurrë nuk u kthye pas ndarjes së vitit 2006.

“Unë e kam paguar faturën për deklaratat e mia në LDK…Ne e kemi pranua përgjegjësinë për ato ngjarje”, i është kthyer me kundërpërgjigje Naser Rugova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori