LAJMI I FUNDIT:

Murati: Nuk janë problem vendet e garantuara, problem janë privilegjet që bartin ato

Murati: Nuk janë problem vendet e garantuara, problem janë privilegjet që bartin ato

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se privilegjet që bartin vendet e rezervuara për Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës janë problem për vendin tonë.

Murati përmes një postimi në Facebook, është shprehur se “Serbia dhe Lista Serbe shfrytëzojnë çfarëdo nga rregullimi i brendshëm i Kosovës për ta defunksionalizuar atë, por pa e njoh shtetin e Kosovës”.

Ai ka theksuar se nuk mund të ndryshohet kushtetuta pa 2/3 e votave të deputetëve të pakicave si dhe nuk mund të ndryshohen ligjet që u takojnë tetë fushave që trajtohen si vitale për të drejtat e pakicave pa gjysmën e deputetëve prezent që u takojnë pakicave.


“Andaj politika shqiptare në Kosovë, por edhe e pakicave të tjera, duhet të orientohet drejt heqjes së këtyre privilegjeve dhe mbajtjes të të gjitha drejtave të pakicave. E kjo nuk është punë e lehtë sepse kërkon guxim politik të klasës politike në Kosovë, kërkon që në bisedimet me Serbinë të dilet nga të menduarit ‘brenda kutisë’ dhe të shtrohet në to edhe çështja e shqiptarëve në Kosovën Lindore”, shkruan Murati.

Postimi i plotë:

Nuk janë problem vendet e garantuara, problem janë privilegjet që mbartin ato!

Pas shfrytëzimit të Listës Serbe (përkatësisht të Serbisë) të modelit të vendeve të garantuara për pakicat, për të rritur ndikimin edhe tek deputetët e pakicave të tjera, përmes kanalizimit të votave serbe për disa nga partitë e reja të këtyre pakicave, prapë u riaktualizua çështja e vendeve të garantuara në Kushtetutën e Kosovës. Duhet ritheksuar se në thelbin e tyre, ekzistenca e këtyre vendeve nuk shpërfaq problem për Kosovën dhe funksionimin e saj. Problemi kryesor janë privilegjet (me qëllim nuk po i them të drejta) që kushtetuta u garanton këtyre deputetëve: nuk mund të ndryshohet kushtetuta pa 2/3 e votave të deputetëve të pakicave si dhe nuk mund të ndryshohen ligjet që u takojnë tetë fushave që trajtohen si vitale për të drejtat e pakicave (por ligjet si ato për arsimin janë vitale edhe për shqiptarët) pa gjysmën e deputetëve prezent që u takojnë pakicave. Nuk duhet harruar se këto modele kryesisht funksionojnë në vendet me multi-etnicitet të theksuar e me numra të popullsisë goxha të barabartë apo të mëdha, e jo si në Kosovë, ku shqiptarët janë mbi 90% të popullsisë. Madje në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët mund të aplikojnë veton e tyre vetëm kur preken të drejtat e tyre e jo për krejt ndryshimet kushtetuese. Sado absurde ky rregullim konsocional i demokracisë kosovare ka pasur njëfarë kuptimi vetëm në rast se Serbia do ta kishte njohur Kosovës. Në situatën e dhënë, ato nuk kanë kuptim, përkundër se janë një kompromis që shqiptarët e kanë bërë me ndërkombëtarët në procesin e pavarësisë së Kosovës. Kështu këto privilegje janë atraktive për Listën Serbe, përkatësisht për Serbinë, sepse përmes tyre synon të dëmtojë edhe më tej funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Serbia dhe Lista Serbe shfrytëzojnë çfarëdo nga rregullimi i brendshëm i Kosovës për ta defunksionalizuar atë, por pa e njoh shtetin e Kosovës. Andaj politika shqiptare në Kosovë, por edhe e pakicave të tjera, duhet të orientohet drejt heqjes së këtyre privilegjeve dhe mbajtjes të të gjitha drejtave të pakicave. E kjo nuk është punë e lehtë sepse kërkon guxim politik të klasës politike në Kosovë, kërkon që në bisedimet me Serbinë të dilet nga të menduarit ‘brenda kutisë’ dhe të shtrohet në to edhe çështja e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori