LAJMI I FUNDIT:

“Kemi biseduar që të mos bëhet më e madhe” – Tuchel sqaron bisedën që e kishte me Hudson-Odoin

“Kemi biseduar që të mos bëhet më e madhe” – Tuchel sqaron bisedën që e kishte me Hudson-Odoin

Thomas Tuchel ka sqaruar se çfarë kishte biseduar me Callum Hudson-Odoin në zëvendësimin që i bëri në barazimin e Chelseat 1-1 me Southamptonin në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.

Trajneri gjerman e sqaroi vendimin e tij se pse e largoi anglezin ka fusha pas vetëm gjysmë ore loje, e që kishte të bënte me atë se lojtari nuk ishte në elementin e tij atë ditë.


Tuchel tregoi se pas takimit kishte zhvilluar një bisedë me Hudson-Odoin që të mos bëhej më e madhe situata.

“Po, është e drejtë”, ka thënë ai kur u pyet nëse Hudson-Odoi mund të fillonte kundër skuadrës së Diego Simeones në Rumani. “Ne vendosëm të flasim me të përpara të gjithë grupit sepse unë kisha arsyet e mia për ta bërë atë. Ishte vendimi i duhur? Unë nuk e di por ishte vendimi im në atë moment”.

“Për ne në grup, ne folëm si një grup i tërë për të mos e bërë atë më të madhe se sa është sepse për ne nuk ishte një gjë e madhe. Unë e di që ndonjëherë mund të jetë dhe nganjëherë ju reflektoni pse e bëni atë, duhet të bëni sepse ndonjëherë media dhe familja mund ta bëjnë atë më të madhe se sa ishte menduar”.

“Kështu që unë e bëra atë dhe ne patëm reagimin e vetëm që dëshironim. Ai u kthye në gjendjen normale, në një humor të mirë, në një buzëqeshje, në stërvitje dhe të nesërmen stërvitje shumë, shumë të mirë. Kjo është e gjitha”.

“Unë tashmë thashë pas ndeshjes ky ishte vendimi për sot, ky ishte mësimi për të nga sot dhe për mua gjithashtu dhe ne vazhdojmë dhe pastaj harrohet”, ka shtuar më tej Tuchel. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori