LAJMI I FUNDIT:

Gjendet trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi

Gjendet trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi

Është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi nga fshati Sapniq i Rahovecit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, transmeton Telegrafi.

“Sapo jam njoftuar nga ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, se sot është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi nga fshati Sapniq. Ekipi i Gardës së FSK-së, njësia e kërkim shpëtimit ‘Togu i ujërave’ në krye me rreshterin e klasit të parë Naim Mala, tash e sa ditë janë në terren për të bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë, andaj i shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.


Latifi ka ngushëlluar familjen Gashi.

“Familjes Gashi, miqve dhe mësimdhënësve ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e një njeriu të urtë, mësimdhënës i zoti ashtu siç ishte Naimi. Në vend të ngjarjes janë edhe ekipet e Mjekësisë ligjore, Policia e Kosovës dhe të gjitha njësitet relevante të cilat i falënderoj poashtu për ndihmën dhe bashkëpunimin”, ka thënë ai.

Ndryshe, i ndjeri dyshohet të jetë hedhur nga Ura e Fshajtë në Gjakovë,  më 25 janar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori