Ata që nuk pinë duhan gjithnjë e më shpesh janë viktima të kancerit të mushkërive, ndërkaq shkenca nuk e di përse!
Shkencëtarët ende nuk kanë qëndrim të përbashkët rreth asaj përse sëmuren nga kanceri i mushkërive gjithnjë e më shumë joduhanpirës
Përmendin pirjen pasive të duhanit, ekspozimin ndaj disa kimikateve të rrezikshme, si p.sh. azbesti, ekspozimi ndaj gazeve radioaktive dhe problemet serioze të sistemit të frymëmarrjes në të kaluarën.
Personat të cilat në moshën e fëmijërisë shpesh kanë qenë të ekspozuar ndaj tymit të duhanit, për shembull nëse prindërit kanë qenë duhanpirës, kanë rrezik më të madh, mu si edhe ata të cilët në familje kanë ndonjë të sëmurë nga kanceri i mushkërive.
Ekspertët e kancerit kanë lajmëruar rrezikun pasi publikuan një raport në Journal of the Royal Society of Medicine që thotë ka një numër në rritje të jo-duhanpirësve që po diagnostikohen me kancer të mushkërive.
Megjithëse pirja e duhanit është faktori më i madh i rrezikut për zhvillimin e kancerit të mushkërive, Shoqata Amerikane e Kancerit vlerëson deri në 1 në 5 persona me kancer të mushkërive në Shtetet e Bashkuara nuk kanë pirë kurrë duhan.
“Nuk ka asnjë përgjigje përfundimtare pse jo-duhanpirësit zhvillojnë kancer të mushkërive,” tha për Healthline Dr. Giorgio Scagliotti, presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare për Studimin e Kancerit të Mushkërive dhe prefosor i onkologjisë në Universitetin e Torinos.
“Megjithatë, ka disa faktorë kryesorë të rrezikut jashtë pirjes së duhanit të lidhur me kancerin e mushkërive.”
Tymi i dorës së dytë
Kanceri i mushkërive mund të jetë rezultat i ekspozimit ndaj duhanpirësve të tjerë. Brenda ose jashtë, nuk ka një nivel të sigurt të ekspozimit ndaj tymit të dorës së dytë. Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përcakton tymin e dorës së dytë si “kombinimi i tymit nga fundi cigares dhe tymi që thithin duhanpirësit”.
Tymi i dorës së dytë përmban qindra kimikate toksike, 70 prej të cilave dihet se shkaktojnë kancer dhe mund të jetë faktori i vetëm më i rëndësishëm për të parandaluar kancerin e mushkërive tek jo-duhanpirësit.
Radoni është një vrasës i heshtur
Pirja e duhanit është faktori numër një i parandalueshëm në zhvillimin e kancerit të mushkërive. Por nuk është i vetmi. Ekspozimi ndaj radonit (element kimik) është shkaku i dytë kryesor i kancerit të mushkërive.
“Ekspozimi ndaj radonit është i kudondodhur në tokë, kështu që ka një incidencë më të madhe të ekspozimit ndaj radonit te ata që punojnë nën tokë dhe nga njerëzit, shtëpitë e të cilëve kanë bodrume”, tha Scagliotti.
Ndotja e ajrit një shkak i kancerit
Në vitin 2013, Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimit për Kancerin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (IARC) njoftoi se ndotja e ajrit ishte shkaku kryesor mjedisor i vdekjeve nga kanceri. Monografitë e IARC janë një burim i provave shkencore mbi substancat dhe ekspozimet që shkaktojnë kancer.
Ndotja e ajrit mund të jetë e vështirë për t’u shmangur.
Burimet: Healthline, Health, WebMD
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj