LAJMI I FUNDIT:

Drita për fitoren e radhës, 89-shi për befasi: Formacionet zyrtare

Drita për fitoren e radhës, 89-shi për befasi: Formacionet zyrtare

Drita do të jetë nikoqir i Trepçës ’89 në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi i Kosovës kërkon triumfin e dytë radhazi në edicionin pranveror, pasi javën e kaluar mposhtën Llapin.

Gjilanasit duan të fitojnë ndeshjen me 89-shin, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mbanin pozitën e parë në tabelë dhe do të mbanin distancën nga ekipet tjera.


Në anën tjetër mysafirët udhëtojnë drejt Gjilanit për të shkaktuar befasi, pai këtë vit kanë humbur dy ndeshjet nga Drita.

Formacionet zyrtare:

Drita: Leutrim Rexhepi, Jamal Arago, Ardian Limani, Hamdi Namani, Ergyn Ahmeti, Xhevdet Shabani, Ilir Blakçori, Kastirot Rexha, Bujar Shabani, Astrit Fazliu, Festim Alidema

Trepça ’89:Ardit Hyseni, Albion Pllana, Sedat Berisha, Rilind Nimani, Arbnor Muja, Mohamed Darwish, Ardian Muja, Muharrem Jashari, Adenis Shala, Zeki Ademi, Takalani Happy Mashau. /Telegrafi/