Bashkimi Evropian ka akorduar 7 milionë euro për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor.
Lajmi është dhënë nga komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, sipas të cilit BE në partneritet me OBSH-në do të mbështesin vaksinimin e sigurt dhe efektiv të popullatave në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Ky projekt do të ndihmojë në përgatitjen e rajonit për pritjen dhe administrimin efektiv të vaksinave COVID-19, duke përfshirë ato të marra nga COVAX dhe përmes mekanizmit të ndarjes së vaksinave të BE me Shtetet Anëtare të BE.
Kjo do të ndihmojë edhe në përmirësimin e rezistencës së rajonit ndaj emergjencave shëndetësore dhe do ta mbështesë atë në lëvizjen drejt financimit të qëndrueshëm për kujdesin shëndetësor universal.
Aktivitetet do të përfshijnë, ndër të tjera, zhvillimin dhe testimin e planeve të gatishmërisë emergjente, trajnimin për profesionistë të shëndetit dhe zhvillimin e sistemeve të menaxhimit të informacionit për vaksinat.
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha: “Me këtë projekt të ri për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor në partneritet me OBSH, BE vazhdon të japë angazhimin e saj për të mbështetur partnerët tanë në trajtimin e pandemisë që nga fillimi i saj. Projekti vjen si pjesë e paketës sonë prej 70 milionë euro për të mbështetur mundësinë e vaksinave për rajonin dhe për të siguruar pajisjet e nevojshme për fushatat”. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFinlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit
Momenti kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive në Kharkiv
E djathta ekstreme gjermane me fitore 'historike' zgjedhore në lindje
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Hamasi thotë se kërkesat e ashpra të Netanyahut për marrëveshje çuan në vdekjen e pengjeve
A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh