LAJMI I FUNDIT:

Shefi i NATO-s mohon tërheqjen e hershme ushtarake nga Afganistani

Shefi i NATO-s mohon tërheqjen e hershme ushtarake nga Afganistani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se aleanca ushtarake do të largohet nga Afganistani vetëm kur të lejojnë kushtet e sigurisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, NATO ka pak më pak se 10,000 trupa në vendin e shkatërruar nga lufta duke ndihmuar në trajnimin dhe këshillimin e forcave afgane të sigurisë.

Shumica e tyre nuk janë forca amerikane, por aleatët nuk mund të vazhdonin operacionin e NATO-s nëse tërhiqen transporti amerikan, logjistika dhe mbështetja tjetër.


Ndërkohë thuhet se presidenti Joe Biden po rishikon marrëveshjen e paraardhësit të tij në vitin 2020 me talibanët, i cili përfshin një afat të 1 majit për tërheqjen përfundimtare të trupave amerikane.

Në anën tjetër, në Uashington, po shtohen thirrjet që SHBA të shtyjë daljen përfundimtare ose të rinegociojë marrëveshjen për të lejuar praninë e një force amerikane më të vogël, të bazuar në inteligjencë.

“Prania jonë në Afganistan është e bazuar në kushte, dhe talibanët duhet të përmbushin angazhimet e tyre”, u ka thënë Stoltenberg gazetarëve pasi kryesoi një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, përfshirë Sekretarin e ri të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin.

“Ne do të largohemi vetëm kur të jetë koha e duhur dhe fokusi tani është se si mund t’i mbështesim bisedimet e paqes”, tha ai, duke iu referuar negociatave me lëvizje të ngadaltë midis talibanëve dhe qeverisë së Kabulit, të cilat filluan vitin e kaluar në Katar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

'Kutia e zezë' ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit - detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut

Botë

"Ne nuk duam të jemi amerikanë", kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë

Botë
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles

Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles

Amerika
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?

Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?

Amerika
Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles

Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles

Amerika
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia

Serbia
Kalo në kategori