Për ta kuptuar më mirë coronavirusin, Britania e Madhe do të infektojë qëllimisht me patogjenin njerëz pjesëmarrës në test.
Sipas Ministrisë së Punëve Ekonomike në Londër, kërkohen deri në 90 vullnetarë midis moshës 18 dhe 30 vjeç.
Ata do të ekspozohen ndaj virusit në një “mjedis të sigurt dhe të kontrolluar”.
Projekti është planifikuar të fillojë në javët e ardhshme dhe subjektet nuk do të vaksinohen paraprakisht.
Ndër të tjera, autoritetet duan të zbulojnë se si reagon sistemi i imunitetit ndaj virusit, sa e madhe duhet të jetë ngarkesa virale për një infektim dhe si i lëshojnë në mjedis grimcat e virusit të infektuarit.
Studimi pritet gjithashtu të luajë një rol qendror në zhvillimin e vaksinave dhe medikamenteve kundër COVID-19.
Qeveria po e financon këtë studim të parë në të gjithë botën me ekuivalentin e 38.6 milionë eurove.
Përdoret patogjeni i coronavirusit, i cili është në qarkullim në Britaninë e Madhe që nga marsi i vitit 2020, dhe jo varianti B.1.1.7 shumë më ngjitës, i cili u shfaq për herë të parë në vjeshtë në Anglinë juglindore.
Studimin e drejtojnë shkencëtarët e Kolegjit Imperial të Londrës në bashkëpunim me Royal Free Hospital të Londrës.
Në Gjermani i quajnë jo etike provat dhe ka rezerva mjekësore
Në një studim pasues, subjektet e testit do të vaksinohen me një agjent të ri aktiv dhe më pas do të ekspozohen ndaj virusit.
Në këtë mënyrë duhet të përcaktohen vaksinat më efektive, siç shpjegoi Chris Chiu nga Imperial College.
Britania e Madhe është një nga vendet më të goditura nga pandemia, me më shumë se 118.000 vdekje nga coronavirusi.
Në të njëjtën kohë, ishte vendi i parë perëndimor që filloi një fushatë të vaksinimit kundër coronavirusit.
Por në Gjermani, studimet “Sfida Njerëzore” për coronavirusin konsiderohen të pamundura.
Shoqata e Kompanive Farmaceutike që zhvillojnë kërkime (vfa) i hodhi poshtë në vjeshtë teste të tilla si jo etike.
Ekzistojnë gjithashtu rezerva mjekësore: “Studimet e sfidave mund të tregojnë një pamje të falsifikuar, pasi rezultatet që mblidhen vetëm te njerëz të rinj, të shëndetshëm nuk mund të transferohen tek të moshuarit dhe te të sëmurët kronikë. Por këto grupe njerëzish kërcënohen më shumë nga COVID-19 “, thekson shoqata në faqen e saj të internetit.
Infektimet e shkaktuara artificialisht nuk korrespondojnë me infektimet reale në jetën e përditshme. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-31-780x439.png)
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë
![NATO teston aftësinë e saj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-81.jpg)
NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së
![Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zelensky-poroshenko-780x439.jpg)
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi
![Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Bingol-780x439.jpg)
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur
![Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-134-780x439.jpg)
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni
![Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-17-780x439.jpg)
Njeriu që ishte kundër vaksinave të coronavirusit, Senati e voton për Sekretar të Shëndetit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi