Megjithë gjendjen e tensionuar në zonën në jug të Saharasë, Sahel, Gjermania për momentin e përjashton mundësinë e dërgimit të një kontigjenti shtesë të ushtarëve gjermanë aty.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas iu referua faktit që 1550 ushtarë gjermanë në kuadër të misioneve të BE-së dhe Kombeve të Bashkuara ndodhen ndërkohë në vendin afrikanojugor, Mali.
Në një videokonferencë për zonën e Sahelit, Maas tha, se pjesëmarrja në misionin e trajnimit të BE, EUTM Mali dhe misionin e OKB, MINUSMA është aktualisht një “përpjekje shumë e madhe”.
Sipas politikanit socialdemokrat, shtetet në jug të Saharës po zhvillohen “në vatra të terrorizmit ndërkombëtar”.
Por Maas, tha, se nuk shikon “të dhëna për një rrezikim konkret të Europës apo Gjermanisë”.
Gjermania do të forcojë angazhimin e saj në forcimin civil të rajonit. Së bashku me Kombet e Bashkuara, Gjermania kërkon të ngrihen struktura të sigurisë, të drejtësisë, ashtu si edhe të ketë furnizim me ujë dhe rrymë elektrike.
“Aty ku njerëzit ndjehen të braktisur, terroristët, lordët e luftës dhe bandat kriminale e kanë të lehtë”, ka thënë Maas.
Presidenti francez, Emmanuel Macron në kuadër të konferencës bëri të ditur, se Franca nuk do të shtojë fillimisht prezencën ushtarake në këtë rajon dhe se do të presë partnerët ndërkombëtarë.
“Por misioni ushtarak kundër terrorit islamist vazhdon edhe më tej”, tha Macron.
Franca do të bëjë gjithçka që “t’ua presë kokën” grupimeve të rrezikshme xhihadiste, tha ai.
Në misionin e saj në Mali, Franca ka humbur deri tani 57 ushtarë, ndërkohë që kostoja e misionit kap miliarda.
Në zonën e Sahelit ka një sërë grupesh islamiste aktive që rregullisht në jug të Saharës kryejnë sulme terroriste. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj