LAJMI I FUNDIT:

Burri turk pozon me gruan e tij shtatzënë – më pas dyshohet se e hodhi nga shkëmbi, që të përfitonte paratë e sigurimit të jetës së saj

Burri turk pozon me gruan e tij shtatzënë – më pas dyshohet se e hodhi nga shkëmbi, që të përfitonte paratë e sigurimit të jetës së saj

Një burrë turk pozoi me gruan e tij shtatzënë për një foto romantike në majë të një shkëmbi, momente para se ai, siç pretendohet, ta ketë hedhur atë për vdekje, në mënyrë që ai të mund të kërkonte para të sigurimit të jetës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Hakan Aysal, 40 vjeç, u arrestua për vrasjen e gruas së tij Semra Aysal, 32 vjeçe dhe foshnjës së tyre të palindur ndërsa ishin me pushime në Butterfly Valley në qytetin Mugla, Turqi.

Aysal dyshohet se e shtyu gruan e tij, e cila ishte shtatë muaj shtatzënë në atë kohë, nga shkëmbi ku ajo dhe foshnja u vranë menjëherë – në qershor të vitit 2018.


Në aktakuzën e përgatitur për krimin e ‘vrasjes me dashje’ ndaj burrit, thuhet se ai ‘planifikoi vrasjen e gruas së tij duke marrë së pari një sigurim personal aksidenti në emër të saj me një garanci prej 400,000 Lira Turke (rreth 47 mijë euro) dhe ku përfituesi i vetëm ishte vetë ai’.

Prokurorët pohuan se e vetmja arsye që ata u ndalën në majë të shkëmbit për tre orë ishte që ai të sigurohej që askush të mos ishte pranë.

Ata pretendojnë se posa Aysal e kuptoi se ishin vetëm, ai me dashje e vrau atë duke e shtyrë nga shkëmbi.

Akuza gjithashtu vuri në dukje se Aysal kishte kërkuar pagesën e sigurimit pak kohë më vonë, por ajo u refuzua kur u zbuluan lajmet e hetimit.

Kështu, Gjykata e Lartë Penale ka vendosur që ai të vendoset në paraburgim për vrasje me paramendim.

Në një intervistë me video, gjykata dëgjoi nga vëllai i viktimës Naim Yolcu i cili tha: “Kur shkuam në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të marrë trupin, Hakan ishte ulur në makinë. Familja ime dhe unë ishim shumë të mërzitur, por Hakan nuk dukej të jetë i trishtuar”.

Ai shtoi: “Motra ime ishte gjithmonë kundër marrjes së kredive. Sidoqoftë, pasi ajo vdiq, mësuam se kishte tre hua të marra nga Hakan në emër të motrës time”.

“Gjithashtu, Semra kishte frikë nga lartësitë”.

Ndërsa Aysal, i pyetur në lidhje me primet e diskutueshme të sigurimit, ka thënë: “Unë kam qenë i interesuar në sportet ekstreme që nga viti 2014; Kjo është arsyeja pse unë kisha sigurim të jetës para se të martohesha”.

Ai ka mohuar të jetë përgjegjës për vdekjen e saj, duke thënë: “Pasi bëri një foto, gruaja ime futi telefonin në çantën e saj. Më vonë ajo më kërkoi t’i jepja telefonin. Unë u ngrita dhe pastaj dëgjova gruan time që bërtiste pas meje kur unë u largova disa hapa larg për të marrë telefonin nga çanta e saj. Kur u ktheva mbrapa, ajo nuk ishte atje. Unë nuk e shtyva”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria izraelite shfaq pamje të reja të sulmit të Hamasit, gjatë 7 tetorit të vitit të kaluar

Ushtria izraelite shfaq pamje të reja të sulmit të Hamasit, gjatë 7 tetorit të vitit të kaluar

Azia
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Kur dhe si Izraeli do ta godasë Iranin?

Kur dhe si Izraeli do ta godasë Iranin?

Azia

"A duhet ta vrasim veten?": Palestinezët e zhvendosur të shqetësuar se ku të shkojnë pas një viti lufte

Azia
Lansohen nga Gaza raketat që kishin shënjestruar Tel Avivin, alarmohen qytetarët izraelitë

Lansohen nga Gaza raketat që kishin shënjestruar Tel Avivin, alarmohen qytetarët izraelitë

Azia
Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Botë
Kalo në kategori