LAJMI I FUNDIT:

Mijëra njerëz kthehen mbrapa në kufijtë gjermanë – për shkak të kontrolleve, shkaku i coronavirusit

Mijëra njerëz kthehen mbrapa në kufijtë gjermanë – për shkak të kontrolleve, shkaku i coronavirusit

Mijëra njerëz janë kthyer mbrapa në kufirin gjerman që nga e diela, kur u vendosën kontrollet për të ndaluar përhapjen e varianteve të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet gjermane thonë se policia ka ndaluar rreth 5,000 njerëz në kufijtë e vendit me Republikën Çeke dhe rajonin e Tirolit të Austrisë.

Siç është bërë e ditur atje u vendosën kontrolle mbi frikën rreth dy varianteve të coronavirusit: ai në Mbretërinë e Bashkuar, që përhapet në Republikën Çeke dhe ai i Afrikës së Jugut, që përhapet në Tirol.


Kështu, ky vend po kufizon hyrjen për qytetarët dhe banorët gjermanë, shoferët e kamionëve, punëtorët e shërbimeve të transportit dhe shëndetit dhe disa të tjerë duke përfshirë udhëtarët ndërkufitar që punojnë në “sektorë të rëndësishëm sistematikisht”.

Në këtë drejtim, ata të gjithë duhet të tregojnë një test negativ të coronavirusit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Steve Alter tha, deri të hënën në mëngjes, policia federale kishte kontrolluar rreth 10,000 njerëz dhe ktheu rreth 5,000.

Por guvernatori i Bavarisë, Markus Soeder, shteti i të cilit kufizohet me Austrinë dhe Republikën Çeke, tha të enjten përpara masave të vendosura se autoritetet në Tirol duket se nuk po e merrnin seriozisht çështjen.

Dhe kontrollet kanë nxitur kritika të forta nga Austria – dhe Bashkimi Evropian, i cili shpresonte për një përpjekje të përbashkët nga vendet anëtare për të ndaluar përhapjen e virusit këtë herë, ndryshe nga kur vendet ndërmorën veprime të njëanshme në kufij gjatë valës së parë pranverën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Çfarë dihet deri më tani për incidentin në Mynih, ku mbetën të lënduar të paktën 28 persona?

Evropa
Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase shkatërrojnë tankun dhe sistemet artilerike ruse – pamje nga aksioni

Evropa
Vullnetarët e huaj që duan t'i bashkohen ushtrisë ukrainase duhet ta kalojnë testin e poligrafit

Vullnetarët e huaj që duan t'i bashkohen ushtrisë ukrainase duhet ta kalojnë testin e poligrafit

Evropa
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit

Azia
Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz

Autori duhet të ndëshkohet dhe të largohet nga vendi, thotë Scholz

Evropa
Kalo në kategori