LAJMI I FUNDIT:

Basha uron Kurtin: Kosova ka sfida të mëdha përpara

Basha uron Kurtin: Kosova ka sfida të mëdha përpara

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për zgjedhjet e përkohshme parlamentare.

Në një shkrim në Facebook, Basha ka thënë se partitë e tjera do të arrijnë t’i adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës.


“Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, shkroi Basha.

Ai ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë e re të Kosovës.

“Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona”, tha tutje.

“Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarte europiane, model demokracie për mbarë rajonin”, shkroi Basha, njofton Telegrafi.