Për t’iu shmangur mungesës së kuorumit në Kuvend, sikur në dy legjislaturat paraprake, po kërkohet që qeveria e ardhshme të ketë shumicë të qëndrueshme në parlament. Njohësit politikë vlerësojnë se ekzekutivi pas zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk duhet të ketë probleme në miratimin e ligjeve, madje as për zgjedhjen e presidentit që nevojiten dy të tretat e deputetëve.
Allen Meta nga Demokracia për Zhvillim (D4D) thotë për KosovaPress se qeveria e ardhshme nuk duhet ta ketë vetëm shumicën minimale në Kuvend, pasi kjo sipas tij në të kaluarën ka shkaktuar probleme në efikasitetin e jetës parlamentare.
“Ne besojmë se është shumë e rëndësishme që në këtë legjislaturë të ketë mjaftueshëm numra, jo vetëm për kalimin e projektligjeve, por duhet të ketë edhe për zgjedhjen e presidentit. Në këtë rast i nevojitet një shumicë prej 80 deputetëve, si e tillë ne besojmë se koalicioni i ardhshëm qeveritar të mos ketë probleme të tilla, mirëpo të ketë një shumicë që do mund të kalonte ligjet që mund të jenë projekte nacionale dhe iu nevojitet edhe mbi 81 deputetë”, thotë ai.
Përveç shumicës për formimin e qeverisë, Arton Demhasaj nga Çohu thotë se partia fituese duhet të gjejë partnerin edhe për zgjedhjen e presidentit. Pasi sipas tij, çdo dështim në këtë aspekt do ta dërgojë vendin në zgjedhje të reja.
“Kushdo që i fiton zgjedhjet duhet menjëherë të kërkojë një partner për të krijuar shumicën edhe për qeveri, por njëkohësisht edhe për të zgjedhur presidentin. Çdo dështim do të çojë vendin në zgjedhje që do të jetë një lloj bumerangu edhe për partinë që i fiton zgjedhjet, nëse nuk arrin të krijojë shumicën e mjaftueshme”, u shpreh ai.
Por, politologu, Ramush Tahiri deklaron se përkundër numrave në Kuvend, qetësi politike nuk do të ketë nëse vazhdohet me polarizimet ndërmjet partive parlamentare.
Sipas tij, duhet të kemi një program kombëtar dhe shtetëror në të cilën partitë duhet të jenë unik.
“Unë nuk pres stabilitet në Kosovë nëse përlahen pozitë-opozitë dhe nëse ka dallime. Opozita zakonisht është kritikuese pa arsye dhe nuk ia jep votat qeverisë. Duhet të kemi një program kombëtar dhe shtetëror që duhet të jemi të përbashkët. Ndërsa në çështjet e politikave të brendshme duhet të ketë dallime pozitë-opozitë. Unë pres që edhe te ligjet të zhvillohet debat, por jo të ketë kundërshtime vetëm pse dikush ka mundësi për të kushtëzuar qeverinë vetëm pse votat e tij janë të rëndësishme”, thotë ai.
Dy legjislaturat e fundit në Kuvend janë kritikuar shpeshherë për mungesë të efikasitetit në miratimin e ligjeve, marrëveshjeve ndërkombëtare dhe rezolutave.
Ndërsa në një deklaratë të përbashkët të Shefit të Zyrës së BE dhe Shefave të Misioneve të Shteteve Anëtare të BE në Kosovë për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, shprehën besimin se “Presidenti do të zgjidhet shpejt nga Kuvendi i ri dhe do të formohet qeveria e re, me kohë, në mënyrë që të promovojë reforma dhe zhvillime të mëtejshme, ta luftojë korrupsionin, ta forcojë sundimin e ligjit dhe ta çojë përpara të ardhmen Evropiane të Kosova, përfshirë vazhdimin e Dialogut të lehtësuar nga BE në mes të Beogradit dhe Prishtinës”. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'