LAJMI I FUNDIT:

Lakers marrin fitoren e shtatë radhazi, Jazz të fortë për Bucks

Lakers marrin fitoren e shtatë radhazi, Jazz të fortë për Bucks

Janë zhvilluar 11 ndeshje natën e mbrëmshme në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Los Angeles Lakers janë futur në seri të fitoreve, ku mbrëmë kanë marrë të shtatën radhazi ndaj Memphis Grizzlies.


Pas 48 minutave lojë, në fund rezultati ishte 10 pikë diferencë për Lakers, 115:105.

Anthony Davis ishte më meritori për këtë fitore të Lakers me 35 pikë, nëntë kërcime e një asistim.

Ndërkohë me lojë të mirë u paraqitën edhe LeBron James që shtoi 28 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime si dhe Kyle Kuzma që e mbylli ndeshjen me dyshyfrirë të dyfishtë prej 20 pikëve e 10 kërcimeve.

Megjithatë fitorja nuk i mjaftoi Lakers për të marrë pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit, pozitë që po mbahet nga Utah Jazz.

Pas 11 fitoreve radhazi, Jazz u mposhtën nga Denver Nuggets, porm ata përsëri kanë filluar një seri fantastike.

Në gjashtë sfidat e fundit, Jazz kanë marrë po aq fitorja, derisa ‘viktima’ e tyre e fundit ishte Milwaukee Bucks ku e mposhtën me 14 pikë diferencë, 129:115.

Katër basketbollistë të vendasve shënuan mbi 20 pikë dhe kjo ishte fantastike.

Rudy Gobert dhe Joe Ingles shënuan nga 27 pikë, derisa Donovan Mitchell e mbylli sfidën me 26 e Jordan Clarkson me 25 të tjera.

Jazz vazhdojnë të mbetën në vendin e parë në Konferencën e Perëndimit me 21 fitore e pesë humbje ku ndiqen nga Lakers që kanë numër të njëjtë të fitoreve, por një disfatë më tepër. /Telegrafi/

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Minnesota Timberwolves 120:114

Washington Wizards – New York Knicks 91:109

Atlanta Hawks – San Antonio Spus 114:125

Dallas Mavericks – New Orleans Pelicans 143:130

Boston Celtics – Detroit Pistons 102:108

Chicago Bulls – LA Clippers 106:125

Denver Nuggets – Oklahoma City Thunder 97:95

Utah Jazz – Milwaukee Bucks 129:115

LA Lakers – Memphis Grizzlies 115:105

Portland TrailBlazers – Cleveland Cavaliers 129:110

Sacramento Kings – Orlando Magic 112:123

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori