Kandidati për president i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, përpara shumë mbështetësve, ku edhe u prezantuan të gjithë kandidatët për deputetë nga kjo parti, ka thënë këto zgjedhje janë referendum për vendin.
Gjatë fjalës së tij, kreu I AAK-së, tha se lista e kandidatëve për deputetë është listë e atyre që e meritojnë besimin e qytetarëve dhe se është shumë krenar që ka bashkërrugëtuar në këtë fushatë me ta.
Haradinaj nën brohoritje të mbështetësve të tij, tha se për dy ditë merret vendimi me votë, dhe do vendoset se cilën rrugë do ta merr Kosova.
“Këto zgjedhje janë referendum dhe janë të paktën për dy tema me rëndësi. E para statusi ynë ndërkombëtar ose fati ynë në integrimet euroatlanike. Ka 20 vjet nga çlirimi që të finalizohet shtetësia jonë. Tash kur edhe pas 20 vitesh nuk jemi afër këtyre synimeve atëherë këtë diele vendoset a do të presim edhe 20 vjet dhe si do të kryejmë punë”, u shpreh Haradinaj.
Sipas tij, nëse votohet Aleanca, atëherë votohet edhe ai si president i cili do t’i kryej punët e Kosovës duke mos e përfillur Serbinë.
“Pse jam kaq i sigurt që do të ecim përpara, se nëse deri më 2025 nuk jemi në OKB e NATO atëherë unë do punoj që ne bashkë me votë të vendosim për union me Shqipërinë. Nëse ky drejtim i yni nuk i pëlqen Vuçiqit atëherë i them unë sot përgjigjen. Hiqu prej Kosovës dhe lejoje që të ec në rrugën e vet drejt organizatave ndërkombëtare, njihje Kosovën dhe të kemi paqe”, theksoi Haradinaj.
Ndër tjera, ai tha se vota e tyre të dielën, do e përcaktojë si do të vazhdojë tutje demokracia jonë.
“Nëse votojmë 135, atëherë votojmë për presidentin i cili do jetë aty ta ndihmojë qeverinë dhe kalojë nga kriza ekonomike dhe gjitha punët që e presin.
Por edhe do ta korrigjoja dhe parandaloj për gabimet që mund të jenë të dëmshme për demokracinë tonë. Unë jam përcaktuar t’i dalë përball Serbisë dhe në këtë përballje kam përvojë pasi gjithë jetën ia kam kushtuar Kosovës” veçoi kreu i AAK-së Haradinaj.
Siç tha kandidati për president, AAK-ja i siguron Kosovës një president të aftë të siguroj unitetin dhe ta mbroj vendin në etapa të rëndësishme që i kemi para vetës.
“Së bashku do ta bëjmë Kosovën e fortë atë ditë që do të votojmë. Ju falënderoj që edhe pse në kohë pandemie kam pasur nderin të ju takoj në shumë takime. Më 14 shkurt të bashkuar, shkojmë të fortë”, përfundoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministria e Financave e RMV-së dhe Banka Zhvillimore nënshkruan kontratë për plasimin e 250 milionë eurove për sektorin privat
Koalicioni për Familjen në Vushtrri: Të përkushtuar për iniciativat ligjore dhe shoqërore në interes të qytetarëve
Apeli i Romës vendos sërish: 43 emigrantët në Gjadër të kthehen në Itali
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?