LAJMI I FUNDIT:

Demokratët publikojnë një provë tjetër që mund t’i përfundojë karrierën politike Trumpit

Demokratët publikojnë një provë tjetër që mund t’i përfundojë karrierën politike Trumpit

Po vazhdon dita e tretë e gjyqit për fajësimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Avokatët e demokratëve kanë sjell sërish një moment tronditës të Twitter, raporton bbc.

Ka të bëjë me Couy Griffin, një zyrtar shtetëror i New Mexico, i cili kohët e fundit është arrestuar për përfshirjen në trazirat e 6 janarit.


Majin e kaluar, Griffin ka pohuar përmes një videoje të shpërndarë në internet “Unë kam ardhur në përfundim se i vetmi demokrat i mirë është një demokrat i vdekur”.

Trump ri-shpërndau videon e Griffinit dhe “e falënderoi atë për këtë ndjenjë”. Trump dhe Griffin nuk ishin të huaj, shtojnë demokratët pasi që të dy kishin folur për gati 30 minuta një vit më parë.

Ndryshe, avokatët republikan do të fillojnë mbrojtjen gjatë ditës së nesërme ndërsa në fundjavë pritet edhe vendimi i gjykimit. /Telegrafi/