Bashkim Kastrati nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës në një intervistë për Telegrafin ka thënë se reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës së mbrëmshme dhe që do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme mund të jenë me intensitet më të lartë në disa zona por që nuk planifikohet të ketë vërshime.
Kastrati tha se muaji janar është muaji me mesataren më të lartë të reshjeve në vend.
“Në vazhdimësi jemi duke e përcjell situatën meteorologjike, pasi me thënë të drejtën e kemi pas një situatë të pazakontë, pasi kemi pas një muaj me sasi shumë të lartë të reshjeve. Mund të themi se e kemi pas një rekord me reshje. Pas të dhënave që ne i kemi mbledhur në tërë territorin e Kosovës, muaji janar është ndër muajt me mesataren më të lartë të reshjeve. E kemi dhënë një informacion se edhe gjatë këtyre ditëve do të ketë reshje por jo të intensitetit dhe të karakterit të tillë çfarë i kemi lënë disa javë pas”, ka thënë ai.
Mirëpo, siç tha Kastrati sasia e ujit nëpër lumenj pas këtyre reshjeve të ditëve të fundit do të jetë e lartë në disa zona, por jo rrezikshmëri për vërshime.
“Duke e pa situatën deri më tani të rënduar meteorologjike po ashtu dhe hidrologjike ku akoma nivelet dhe prurjet nëpër lumenjtë e Kosovës janë të larta, mirëpo jo në atë ato kuota ku mund të paraqiten rrezik potencial për të vërshuar. Sasia e reshjeve e filluar gjatë natës së mbrëmshme e cila do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, mund të ketë në disa zona intensitet më të lartë por nuk planifikohet që të ketë vërshime”, tha tutje ai.
Kastrati nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike në IHMK, tregoi se situata më e rënduar është në vendet fqinje.
“Siç jeni dhe ju të informuar nga dita e djeshme dhe sot situata më e rënduar është në vendet fqinje, Mali i Zi dhe Shqipëria, sidomos pjesa veri-lindore e Shqipërisë”, ka thënë Kastrati.
Shkodra ‘nën’ ujë – lumi Buna del nga shtrati, mbi 1,800 hektarë tokë të përmbytura
I pyetur se cilat janë masat e mundshme që duhet të merren nga institucionet përkatëse për të parandaluar vërshimet në vend, Kastrati tha: “Në vazhdimësi do të ketë vërshime dhe përmbytje lumore. Mirëpo, natyra siç e bën punën e saj dhe ne si shoqëri duhet ta bëjmë punën tonë. Ekziston një sërë masash që duhet të merren nga institucionet përkatëse që vërshimet të jenë më të lehta”.
Vërshime në rajonin e Pejës, gjendje e rëndë në fshatrat Baran dhe Çallapek
Telegrafi sot ka raportuar se në disa zona të Kosovës ka sasi të madhe të reshjeve, ku si pasojë disa rrugë janë të pakalueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës