Është duke vazhduar votimi nga diaspora për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt në Kosovë, ndërkohë bashkatdhetarët që kanë të drejtë vote kanë edhe dy ditë kohë (12 shkurt) për të dërguar fletëvotimet e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
E deri tani, Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka pranuar mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora.
Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se deri tani kanë pranuar mbi 14 mijë pako me fletëvotime.
“Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri më datën 9 shkurt ka pranuar mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga jashtë vendi”, theksoi ai.
Duke folur për votimin nga diaspora, Ahmetaj potencoi se ende nuk dihet se nga cilat shtete kanë arritur më së shumti fletëvotime.
“Faktikisht ne i marrim ashtu siç dërgohen në të gjitha postat pa selektim se nga cili vend vijnë, mirëpo sigurisht ky proces do të bëhet në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, që fillon më 14 shkurt dhe atëherë fillon edhe vlerësimi i pakove dhe selektimi i tyre sipas shteteve nga vijnë. Mirëpo në këtë fazë është e vështirë të bëhet, sepse të gjitha dërgesat që vijnë dërgohen në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës”, tha mes tjerash ai.
Sa i përket sigurisë së këtyre fletëvotimeve, Ahmetaj bëri të ditur se në ambientet ku po ruhen votat nga diaspora janë të vendosura kamerat dhe po ashtu është edhe Policia e Kosovës.
“Objekti është i siguruar, brenda hapësirës ku mbahen dërgesat me fletëvotime nga jashtë janë të siguruar me katër kamera të sigurisë brenda, po ashtu kamerat janë edhe jashtë. Policia gjithashtu bën sigurimin e objektit dhe sipas protokollove shiritat e derës ndërrohen sapo të hapet dera, kjo ndodhë për shkak të sigurisë”, potencoi ai.
Ahmetaj në fund sqaroi se fletëvotimet do të transferohen në Qendrën e Numërimit të Rezultateve më 14 shkurt, kur edhe fillon procesi i vlerësimit të fletëvotimeve.
Ndryshe, lista përfundimtare e votuesve brenda vendit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen më 14 shkurt, përmban: 1 milion e 794 mijë e 862 emra të votuesve. Pra, në këto zgjedhje janë 143 mijë e 6 votues më pak se në Zgjedhjet për Kuvend të 6 tetorit 2019.
Nga kjo listë janë larguar 122 mijë e 421 votues të cilët posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuara nga UNMIK-u, si dhe për shkak të largimit të 11 mijë e 86 të cilët janë konfirmuar se janë larguar nga skema pensionale për shkak të vdekjes.
Votues nga diaspora janë 102 mijë e 100.
Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë vendin është 888 me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Varhelyi: RMV ta ndryshojë Kushtetutën për të avancuar në procesin negociues
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun
Një mijë ditë nga agresioni rus, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet me Ukrainën
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike
Apeli merr vendim mbi çështjen penale të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit
Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian