Subjektet politike tash e gjashtë ditë janë duke bërë fushatë zgjedhore, ku para qytetarëve po bëjnë edhe premtime të mëdha. Megjithatë, premtimet e subjekteve politike në këtë kohë nuk po vlerësohen reale nga analistët politikë.
Sipas analistëve, subjekte politike gjatë fushatës zgjedhore bëjnë premtime të mëdha vetëm për të tërhequr elektoratin e tyre.
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, në një prononcim për Telegrafin ka komentuar fushatën zgjedhore që është duke u bërë, teksa tha se kanë monitoruar në shtatë komuna.
“Jo të gjitha partitë politike kanë publikuar programin e tyre qeverisës online. Ajo çfarë shohim është se subjektet politike në komunikimet e tyre zgjedhore gjithmonë bëjnë premtime të ndryshme, grupeve të caktuara të qytetarëve që ata takojnë. Ajo çka ne kemi vënë re nga monitorimet që kemi bërë në shtatë komunat më të mëdha në Kosovë, është që temat që kanë mbizotëruar këto ditë kane qenë zhvillimi ekonomik, bujqësia, pastaj çështja e sigurimeve shëndetësore, pensionet sociale dhe arsimi. Këto janë tri grupe nëse mund të themi ashtu të temave që kanë mbizotëruar në diskutimet e partive politike në përgjithësi gjatë kësaj kohe, ku nuk kanë munguar akuzat e kundër-akuzat, dhe gjuha e urrejtjes ndaj njëri-tjetrit, duke akuzuar njëri-tjetrin për punën apo mos punën që kanë bërë, për mënyrën e qeverisjes”, theksoi ajo.
Sa i përket premtimeve, Krasniqi thekson se partie politikë bëjnë premtime duke synuar që të marrin sa më shumë vota.
“Në momente të caktuara partitë politikë bëjnë premtime të parealizueshme duke synuar që të marrin sa më shumë vota. Dhe në të njëjtën kohë duke ditur që nuk do të mund të jenë fituese në këto zgjedhje, për t’i përkthyer më pas në programe qeverisëse. Por, partitë politike duke tentuar të dalin të parët dhe të marrin sa më shumë vota, bëjnë premtime që dalin përtej mundësive për tu realizuar dhe të cilat nuk janë reale. Kemi parë një premtim ku thuhej se gratë që lindin pas fëmijës së tretë do të marrin 10 mijë euro, pra flitet për shuma marramendëse që vetëm nëse bëhet një kalkulim ose pyetje se sa nga do të merren fondet është e paqartë”, shtoi tutje ajo.
E pyetur se sa mund të ndikohen votuesit nga premtimet që bëhen në kohë fushatës zgjedhore, Krasniqi tha se varësisht nga targeti që kanë subjektet politike, disa edhe mund të ndikohen.
“Nuk do të thotë që të gjitha mesazhet që partitë politikë bëjnë janë jo realiste, por që në kohë fushate zgjedhore shohim premtime që janë të parealizueshme që bëhen vetëm për tërheqjen e elektoratit”, deklaroi ajo.
Të njëjtin mendim për premtimet e subjekteve politike e ndanë edhe analisti Artan Demhasaj.
Demhasaj ka thënë për Telegrafin se shumica e premtimeve nga subjektet politike nuk mund të realizohen.
“Shumica e premtimeve janë elektorale, që në esencë shihen se nuk janë premtime që munden me u realizu në praktik. Për shkak se ne po shohim që partitë politike po premtojnë miliarda euro investime, në anën tjetër nuk tregojnë se nga merren ato para. Po shohim që kanë plan-programe që thjesht nuk kanë një plan kohor të implementimit të tyre, kështu që shumica e premtimeve që në po i dëgjojmë janë thjesht elektorale, për më marrë vota por që janë kogja shumë realitetit dhe larg mundësisë për me u implementu në praktikë”, pohoi ai.
Sipas analistit, premtimet nuk ndikojnë shumë në elektorat.
“Premtimet nuk është që kanë ndiku shumë në elektorat dhe në fitim të votave, më tepër partitë politike kanë një elektorat të caktuar, dhe premtimet e tilla më shumë bëhen për të mbajtur të dhezur elektoratin e tyre. Përmes premtimeve nuk besoj që ndonjë qytetar bindet për të votuar një parti politike, edhe në zgjedhjet e 2019 ka pasur premtime me shuma të larta, por që më vonë nuk janë realizuar. Qytetarët në Kosovë tashmë e kanë një dozë të lartë të mosbesimit për premtimet që japin dhe nuk ndikohen nga këto premtime”, potencoi ai.
Theksojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ditë më parë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit. KQZ ka njoftuar se në zgjedhjet e 14 shkurtit të drejtë vote kanë 1,794,862 qytetarë.
Në këto zgjedhje janë 143.006 votues më pak sesa në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Kjo ka ndodhur pasi që është bërë pastrimi i listave nga personat e vdekur dhe nga ata me dokumente të UNMIK-ut.
Në listë janë mbi 102 mijë votues nga diaspora, që janë verifikuar gjatë ditëve të kaluara, votimi nga diaspora ka filluar më datën 2 shkurt dhe do të zgjasë deri më 12. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Keqpërdorimi i resurseve publike cenon integritetin e garës zgjedhore
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Dialogu strategjik me SHBA, Arifi: Kosova nuk po përparon, shumë vonë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025