LAJMI I FUNDIT:

Montgomery: I pritshëm mesazhi i Biden për njohjen e Kosovës, Serbia para zgjidhjes së vështirë

Montgomery: I pritshëm mesazhi i Biden për njohjen e Kosovës, Serbia para zgjidhjes së vështirë

Ish ambasadori amerikan në Serbi, William Montgomery, thotë se nuk duhet të befasojë mesazhi që presidenti amerikan Joseph Biden i dërgoi presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke kërkuar një marrëveshje me Kosovën për njohjen reciproke.

Sipas ish-ambasadorit amerikan, Shtetet e Bashkuara fuqishëm kanë shtyrë pavarësinë e Kosovës, kështu që, thotë ai, është një mesazh i qartë që tregon se çfarë politike do të ndjekë administrata e presidentit Biden, e cila do të harmonizojë politikën e saj ndaj Kosovës me qasjen e Bashkimit Evropian.

“Qeveria serbe do të përballet me presion të vazhdueshëm në muajt e ardhshëm. E kjo do të thotë se Serbia do të gjendet para një zgjidhje të vështirë”, tha Montgomery, përcjell Telegrafi.


Montgomery, siç transmeton Tanjugu serb, ka thënë se ai personalisht e këshillon Serbinë që të refuzojë bisedimet mbi temën e zgjidhjes përfundimtare, në çfarëdo takimi. “Gjithmonë derisa të gjitha çështjet e tjera të pazgjidhura me Kosovën të zgjidhen plotësisht dhe pa kthim prapa”, tha Montgomery.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, në një letër urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës
Lexo po ashtu Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës

Biden në letrën e tij veçanërisht theksoi mbështetjen e SHBA-së për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes  Kosovës dhe Serbisë, e cila përqendrohet në njohjen reciproke, transmeton Telegrafi.

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, thuhet ndër tjerash në letrën e Biden. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori