LAJMI I FUNDIT:

Rashiq: Një kompani në Graçanicë nën ndikimin e Listës Serbe po lobon që të votohet një iniciativë rome

Rashiq: Një kompani në Graçanicë nën ndikimin e Listës Serbe po lobon që të votohet një iniciativë rome

Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive ka thënë se deklarata e Goran Rakiq, kryetarit të Listës Serbe, për atë se në zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i fitojnë 10 ulëset në Kuvend të Kosovës, ka një target tjetër sa i përket numrit të përfaqësuesve.

Rashiq në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se Lista Serbe është duke bërë presion mbi serbët në Graçanicë që ta votojnë një iniciativë rome.

“Deklaratën e Rakiqit të dhënë në ditën kur e bëri publike listën e kandidatëve, po e citoj siç ishte ‘Ne besojmë se do t’i fitojmë të gjitha 10 mandatet për serbët në Kuvend, përveç kësaj do të përkujdesemi edhe për boshnjakët, romët, egjiptianët, ashkalinjtë dhe goranët’.  Unë mendoj se këto fjalë mund të kenë një target tjetër sa i përket numrit të përfaqësuesve në parlament”.


“Në Graçanicë, është formuar një iniciativë e re politike e cila quhet Iniciativa Qytetare Rome. Ka shtatë ditë që një kompani lokale e quajtur “Ekologia” bën lobime dhe kërcënime tek serbët në këtë qytet, që ta votojnë këtë iniciativë. Unë e kam fjalën për punëtorët e kompanisë që janë kryesisht në teren”.

“Unë për 15 vjet jam duke u  marrë me këto çështje, është e pazakontë që të ketë lobim ndaj serbëve që të votojnë romët. Mendoj se kjo kompani është nën ndikimin e Listës Serbe”, ka thënë Rashiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori