Në faqen zyrtare të partisë, Nisma Socialdemokrate nuk e ka të publikuar programin për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Koha, ka provuar të marrë një përgjigje nga zyrtarë të Nismës lidhur me këtë temë, por ata nuk janë përgjigjur gjatë së shtunës.
Programin në ueb faqe nuk e ka të publikuar as Lëvizja Vetëvendosje. Përmes një përgjigjeje me shkrim nga kjo parti, nuk janë dhënë arsyet se pse një gjë e tillë nuk është bërë deri më tani, derisa kanë thënë se programi do të publikohet së shpejti.
“Programi i Lëvizjes Vetëvendosje është një dokument në të cilin është punuar që nga gushti i vitit të shkuar, dhe rrjedhimisht është një dokument voluminoz. Ditë më parë kryetari Kurti ka prezantuar vetëm pikat dhe prioritetet kryesore të programit, bashkë me zotimet e tij që mbështeten në program. Versioni i shkruar i tij, në formë të përmbledhjes, shumë shpejt do të publikohet edhe në faqen zyrtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke u bërë kështu i qasshëm për të gjithë”, ka thënë zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu.
Me disa fjalë të shkurtra, Lidhja Demokratike e Kosovës ka të paraqitura prioritetet e saj. Por, pikat e prezantuara nuk janë të shtjelluara më tej. Pikat kyçe të programit, kjo parti është duke i shpërndarë në formë të broshurës, derisa zyrtarë të LDK-së, nuk kanë dhënë përgjigje se kur do të jetë publik programi i shkruar e i plotë.
Në formë të shtypur dhe elektronike, programin e saj për zgjedhjet e parakohshme të shkurtit, e ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Por, për ta parë online programin e AAK-së, duhet të kërkosh direkt për të, pasi faqja e kësaj partie është jashtë funksionit.
Nga AAK-ja, nuk kanë dhënë shumë detaje, derisa janë shprehur të bindur se me format e zgjedhura të prezantimit të programit të tyre, do të arrijnë te secili qytetar.
“Programi ynë shpaloset nga kandidati për President, Ramush Haradinaj në çdo tubim zgjedhor, si dhe nga kandidatët për deputetë. Gjithashtu ai prezentohet në debate televizive, spote, portale e të tjera. Qytetarët duhet të jenë të njoftuar me ofertën e AAK-së, qoftë pjesën programore, qoftë edhe kualitetin e listës. Me të gjitha këto aktivitete, shtuar kësaj edhe shpërndarjen fizike të programit në formë të shtypur, besojmë se do të arrijë te secili qytetar”, është shprehur Lulëzim Blaka, zëdhënës në AAK.
E Partia Demokratike e Kosovës, në faqen e saj zyrtare ka të prezantuar në detaje vetëm një pjesë të programit. Nga PDK-ja kanë premtuar se publikimi i programit të detajuar është çështje orësh.
“Programi i Partisë Demokratike të Kosovës tani më është publikuar në vija të përgjithshme. Ndërsa programi i detajuar do të publikohet shumë shpejtë brenda 24 ore në faqen zyrtare të partisë pdk.info në formatin pdf. Programi do t’ju dërgohet me e-mail të gjithë atyre qytetarëve të abonuar në platformën elektronike të PDK-së. Po ashtu programi do të shtypet në letër për shpërndarje në formate të ndryshme”, ka deklaruar Avni Bytyçi nga PDK-ja.
Publikimin e plotë të programeve të partive në prag të zgjedhjeve, Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Politike e Juridike e sheh gjë elementare. Sipas saj, mospublikimi i tyre është i lidhur edhe me humbjen e besimit të qytetarëve ndaj programeve të prezantuara.
“Kjo është një qasje joserioze, sepse qytetari jo domosdoshmërisht ka mundësi që të dalë në fushatë e jo domosdoshmërish e ka të mundur të përcjell shpalosjen e programit në debate televizive dhe është e drejtë e secilit qytetarë që të ketë qasje në programet e partive”, është shprehur Loxha.
Partitë politike kanë kohë deri të premten në mesnatë që t’i prezantojnë planet e tyre, për mënyrën e qeverisjen me vendin./koha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze