LAJMI I FUNDIT:

Biden thotë se paraardhësi i tij Trump nuk duhet të marrë informacione zbulimi

Biden thotë se paraardhësi i tij Trump nuk duhet të marrë informacione zbulimi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden nuk beson se paraardhësi i tij Donald Trump duhet të ketë qasje në informacionet e zbulimit për shkak të “sjelljes së tij të çorientuar” dhe shqetësimit se ai mund t’ua japë atë informacion të tjerëve, tha Biden në një intervistë të premten.

“Mendoj se jo”, tha Biden kur u pyet nga drejtuesja e emisionit CBS Evening News, Norah O’Donnell nëse ish-presidenti republikan Trump, duhet t’i merrte informimet e zbulimit.

Ish-presidentët amerikanë tradicionalisht kanë marrë disa informacione zbulimi edhe pasi kanë lënë detyrën.


Biden tha se pikëpamja e tij se Trump nuk duhet të merrte njoftimet e zbulimit nuk ishte e lidhur me trazirat e Kapitolit.

“Për shkak të sjelljes së tij të çorientuar, pa lidhje me rebelimin”, tha Biden, duke shpjeguar arsyetimin e tij.

I pyetur se cili do të ishte shqetësimi i tij më i madh nëse Trump do të merrte informacion të tillë të klasifikuar sekret, Biden nuk pranoi të hynte në hollësi.

“Do të preferoja të mos spekuloja me zë të lartë. Thjesht mendoj se nuk ka nevojë që ai të ketë informacione të tilla. Çfarë vlere ka t’i japësh atij një përmbledhje informacioni zbulimi? Çfarë ndikimi ka ai, përveç faktit se mund t’i rrëshqasë goja dhe të thotë diçka?”, tha presidenti Biden.

Shtëpia e Bardhë kishte thënë më parë se çështja ishte nën shqyrtim.

Për muaj me radhë pas zgjedhjeve, Trump sfidoi rezultatin e tyre me ankesa në gjykata dhe duke bërë akuza të pabazuara për mashtrim të përhapur me votimet. Ai nuk mori pjesë në inaugurimin e Biden më 20 janar, ku ishin të pranishëm ish-presidentë të tjerë të Shteteve të Bashkuara, duke zgjedhur të udhëtojë në Florida, ku është vendosur pas presidencës. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Amerika
Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"

Botë
Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori