Kandidatja për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka thënë që Hashim Thaçi në kohën e tij, ka qenë figura më përçarëse politike.
Osmani në Klan Kosova, tha që në momentin që do të zgjidhet presidente, do të bashkëpunojë me deputetët që kanë vizion të përbashkët, por që aktiviteti i saj nuk do të jetë partiak.
“Në momentin që zgjidhem presidente, deputetët e Kuvendit që besojnë në një vizion për Kosovën më të mirë, do të bashkëpunojnë me mua, vetëm se do të jemi në pozita të ndryshme; do të jemi në të njëjtën ndërtesë dhe në të njëjtin kat, por aktiviteti im nuk do të jetë partiak”.
“Ka ardhë koha që edhe ne t’i ndihmojmë gjeneratave të reja, ta ndërtojnë gradualisht karrierën e tyre politike. Kontributi që bashkërisht do ta japim për Kosovën, unë nga presidenca, deputet e listës tonë të përbashkët dhe Qeveria Kurti 2, do të jetë më e rëndësishme se çështjet që po ngritën tani”.
“Edhe nuk do të përfaqësoj asnjë parti politike, edhe pikërisht legjitimiteti qytetar që do ta marr në këto zgjedhje, do ta përmbushë kërkesën kushtetuese për përfaqësimin e unitetit popullor. Sepse të krahasohet situata me Thaçin, që ka qenë figura më përçarëse në skenën politike atëherë me situatën sot, është vërtetë e pakrahasueshme”.
Osmani beson që mënyra më e mirë për të shtyrë idetë për shtetin e Kosovës, është që dy institucionet kryesore të shtetit, të besojnë në vlera të përbashkëta.
“Gjatë këtyre muajve që jam u.d e presidentes, e kam parë që asnjë president vetëm s’mund të shtyjë ide të mira për shtetin dhe për vendin nëse nuk është një qeveri, që nuk beson në po të njëjtat vlera dhe po të njëjtin vizion. Është krijuar një domosdoshmëri që dy institucionet kryesore të shtetit që kanë kompetenca, nëse nuk e ke një binom që beson në vlera të njëjta, që kanë pak a shumë synimet e njëjta për shtetin dhe qytetarët”.
“Kemi vendosur që të shkojmë me këtë model, që ne besojmë që është vlerë e shtuar në këtë proces pasi për herë të parë qytetarët tanë do të kenë mundësi që ta shprehin vullnetin e lirë dhe të qartë jo vetëm për zgjedhjen e kryeministrit por edhe kë e dëshirojnë ata si president”, tha Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: LDK-ja nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Sonte tërmet në Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit