LAJMI I FUNDIT:

Onana pezullohet një vit për doping, Ajaxi: E mori gabimisht ilaçin e gruas

Onana pezullohet një vit për doping, Ajaxi: E mori gabimisht ilaçin e gruas
(Foto: Instagram/andreonana.24)

Portieri i Ajaxit, Andre Onana, është pezulluar për një vit pasi ka dështuar në një testim për doping jashtë gare, ndërsa klubi ka deklaruar se ai e ka marrë gabimisht një ilaç të shkruar për gruan e tij.

Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Eredivisie duke theksuar se kamerunasi ishte testuar në tetor 2020 dhe në urinën e tij është gjetur Furosemide – që është e ndaluar për futbollistët.


Efekti i pezullimit nis nga sot (5 shkurt) dhe vlen për të gjitha aktivitetet e futbollit.


Furosemide (që ndër tjera shitet me emrin Lasix) është një diuretik që ndihmon në nxitjen e eliminimit të lëngjeve të grumbulluara (edemet) si pasojë e pamjaftueshmërisë së zemrës, sëmundjet e veshkave dhe të mëlçisë. Po ashtu, përdoret edhe në rastet e shtypjes së lartë të gjakut.


“Mëngjesin e 30 tetorit, Onana nuk ndihej mirë. Ai deshi të merrte një tabletë që ta lehtësonte gjendjen. Duke mos e ditur, ka marrë Lasimac, një ilaç që i ishte përshkruar më herët gruas së tij”.

“Pakthjelltësia e Onanas ka bërë që të marrë gabimisht ilaçin e gruas, duke shkaktuar masat e ndërmarra nga UEFA kundër portierit”, thuhet në njoftimin e Ajaxit që është zotuar se do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori