LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen fizikisht dy persona në Prishtinë

Sulmohen fizikisht dy persona në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Dy persona pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga një person tjetër.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:05, në Prishtinë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është mbajtur në stacion deri në mëngjes pastaj është liruar.


“Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale janë sulmuar fizikisht nga  i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është mbajtur në stacion deri në mëngjes pastaj është liruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/