LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Regjistrimi është bazë për krijimin e politikave ekonomike cilësore për nevojat reale të qytetarëve

Bytyqi: Regjistrimi është bazë për krijimin e politikave ekonomike cilësore për nevojat reale të qytetarëve

“Baza e politikave ekonomike cilësore që u përgjigjen nevojave reale të qytetarëve, mund të merret vetëm përmes të dhënave statistikore të shëndosha. Këto të dhëna vijnë pikërisht nga operacioni më i rëndësishëm dhe më i gjerë statistikor – regjistrimi”, theksoi zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet Fatmir Bytyqinë fjalimin drejtuar qytetarëve për rëndësinë e regjistrimit, si një operacion më i rëndësishëm statistikor.

Zëvendëskryeministri Bytyqi shtoi se regjistrimi më në fund do t’u përgjigjet pyetjeve që i interesojnë çdo investitori kur vendos se ku të investojë.

“Të gjithë investitorët, qofshin të huaj apo të brendshëm, me regjistrimin do të kenë përgjigje për pyetje shumë të rëndësishme me të cilat mund të merren vendime për realizimin e planeve të tyre investuese. A ka dhe ku ka fuqi punëtore të kualifikuar sipas profileve specifike? Cila është struktura e moshës dhe potenciali i qyteteve dhe regjioneve të caktuara dhe cili potencial njerëzor në një periudhë afatmesme ose afatgjatë mund të angazhohet në një kohë të caktuar?”, nënvizoi Bytyqi.

Zëvendëskryeministri përfundoi se regjistrimi do të mundësojë që shteti të miratojë politika të përshtatshme ekonomike, të cilat do të sigurojnë shfrytëzim efektiv dhe efikas të potencialit të përgjithshëm njerëzor, dhe Qeveria do të ketë një pamje të qartë se për kë, ku dhe në çfarë mase planifikohen dhe zbatohen strategjitë e përgjithshme ekonomike.

“Të nderuar qytetarë, rezultatet e regjistrimit janë pikënisje kyçe nga e cila Qeveria fillon me miratimin e politikave ekonomike, ku përskaj strategjisë së përgjithshme zhvillimore janë dhe do të inkorporohen edhe politikat me të cilat do të arrihet zhvillimi i baraspeshuar regjional”, përfundoi në fjalimin drejtuar qytetarëve zëvendës kryeministri përgjegjës për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Kronika e Zezë
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Lajme
Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri

Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri

Lajme
Vdes në QKUK njëri nga të të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale

Vdes në QKUK njëri nga të të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale

Kronika e Zezë
Presidentja Osmani dhe ambasadori Britanik diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ushtarak

Presidentja Osmani dhe ambasadori Britanik diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ushtarak

Siguri
Dritan Goxhaj: Serbia i sheh shqiptarët si rrezik, po blen armë kudo - ne nuk po armatosemi njësoj si ta

Dritan Goxhaj: Serbia i sheh shqiptarët si rrezik, po blen armë kudo - ne nuk po armatosemi njësoj si ta

Lajme
Kalo në kategori