LAJMI I FUNDIT:

Rastet e infektimit për herë të dytë me COVID-19, aktualisht në Klinikën Infektive nuk ka të hospitalizuar

Rastet e infektimit për herë të dytë me COVID-19, aktualisht në Klinikën Infektive nuk ka të hospitalizuar

Përkundër faktit që në Kosovë janë paraqitur raste të infektimit për herë të dytë me COVID-19, në Klinikën Infektive të QKUK-së, nuk është asnjë pacientë që është për herë të dytë i hospitalizuar.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha.

“Për momentin në Klinikën Infektive i kemi 91 pacientë, 56 prej tyre janë me oksigjenoterapi, 2 në respirator. Për momentin nuk kemi pacientë që është për herë të dytë i hospitalizuar”, bëri të ditur Ajazaj-Berisha.


Ndërkohë, infektologu, Salih Ahmeti ka deklaruar ditë më parë se ri-infektimi me coronavirus është një shqetësim.

“Në praktikën tonë kemi pasur disa raste që kanë manifestuar shenja klinike për herën e dytë dhe që të njëjtin kanë rezultuar pozitiv për herë të dytë në testin PCR. Gjithmonë te sëmundjet infektive raste përjashtuese ekzistojnë. Edhe te COVID-19, për arsye të ndryshme mund të ekzistojnë rastet e infektimit”, kishte pohuar ai.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 341 raste të reja me coronavirus, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 509.

Kurse, numri i personave të shëruar nga ky virus është 53 mijë e 17.

Aktualisht në fuqi vazhdojnë të mbesin disa masat kufizuese sipas komunave, ku në zonën e verdhë dhe të gjelbër, operatorët ekonomik, sektori i gastronomisë dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 22:00, ndërsa nuk ka kufizim të lëvizjes për qytetarë.

Ndërsa, komunat që janë në zonë të kuqe, operatorët ekonomikë, sektori i gastronomisë, dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 21:00, kurse pas orës 21:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve.

Sipas kategorizimit të fundit të bërë nga Ministria e Shëndetësisë, në zonën e kuqe janë vetëm dy komuna: Prishtina dhe Fushë Kosova.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori