LAJMI I FUNDIT:

Belgjika ndryshe nga disa shtete të BE-së, personat mbi 55-vjeç nuk do të vaksinohen me AstraZeneca

Belgjika ndryshe nga disa shtete të BE-së, personat mbi 55-vjeç nuk do të vaksinohen me AstraZeneca

Qeveria belge ka njoftuar se vaksina AstraZeneca kundër COVID-19 duhet t’u jepet vetëm njerëzve nën moshën 55-vjeçare.

Ky është rekomandimi i fundit i një vendi anëtar të Bashkimit Evropian që miraton një vaksinë me kufizime të tilla, duke përmendur të dhëna të pamjaftueshme për efektivitetin te të moshuarit.

Rregullatori i ilaçeve të BE-së ka aprovuar vaksinën Oxford-AstraZeneca për të gjithë të rriturit, por i takon secilit shtet anëtar të përcaktojë politikën e vaksinimit, kujton theguardian.


Gjermania, Franca, Austria dhe Suedia kanë rekomanduar tashmë që kjo vaksinë të kufizohet në nën moshën 65-vjeçare. Mbretëria e Bashkuar ka përdorur vaksinën, të prodhuar nga AstraZeneca, një kompani farmaceutike britanike-suedeze, në një program të imunizimit masiv për javë të tëra.

Sidoqoftë, AstraZeneca është përfshirë në polemika politike. Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i BE-së, kishte një mosmarrëveshje me AstraZeneca javën e kaluar pasi kompania tha se nuk mund të jepte dozat e pritshme në kohë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Ushtria izraelite shfaq pamje të reja të sulmit të Hamasit, gjatë 7 tetorit të vitit të kaluar

Ushtria izraelite shfaq pamje të reja të sulmit të Hamasit, gjatë 7 tetorit të vitit të kaluar

Azia
Kur dhe si Izraeli do ta godasë Iranin?

Kur dhe si Izraeli do ta godasë Iranin?

Azia
Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Asteroidi që zhduki dinosaurët nuk ishte i vetëm, thonë shkencëtarët

Botë
Presidenti amerikan me deklaratë për njëvjetorin e luftës në Gaza

Presidenti amerikan me deklaratë për njëvjetorin e luftës në Gaza

Botë
Kalo në kategori