LAJMI I FUNDIT:

Vajza e kthyer nga Shqipëria konstatohet me mutacionin anglez të Covid-19 në Gjermani

Vajza e kthyer nga Shqipëria konstatohet me mutacionin anglez të Covid-19 në Gjermani

Mediat gjermane raportojnë për shfaqjen për herë të parë të mutacionit anglez të koronavirusit në rajonin e Hochtaunus.

Siç raporton “Faz.net“, mutacioni B.1.1.7 u konstatua tek një vajzë 22-vjeçare, e cila ishte kthyer nga Shqipëria.

Mjekët dyshuan fillimisht për koronavirusin që ka qarkulluar deri më tani, por pas analizave në një laborator më të specializuar u konstatua se në fakt bëhej fjalë për mutacionin anglez B.1.1.7.


Vajza, kombësia dhe identiteti i së cilës nuk bëhen me dije, është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po mbahet në karantinë, raporton abcnews.al.

Deri më tani, autoritetet shqiptare nuk kanë asnjë informacion nëse mutacioni anglez i koronavirusit ka hyrë apo jo në territorin e vendit.

Megjithatë zbulimi i B.1.1.7 tek vajza e kthyer nga Shqipëria është një tregues i rendësishëm për të kuptuar se Shqipëria po përballët aktualisht edhe me këtë mutacion të ri pavarësisht se laboratorët e ISHP-së nuk e konstatojnë dot.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Politikë
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte pas arrestimit

Arrestohen tre persona në Pejë, njëri i shkaktoi lëndime të rënda policit teksa tentoi të ikte pas arrestimit

Kronikë e Zezë
​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori