LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria miqësore me Uellsin më 5 qershor

Shqipëria miqësore me Uellsin më 5 qershor

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një miqësore me Uellsin më datë 5 qershor 2021.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se të dyja federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshjeje që do të zhvillohet në Uells.

Takimi do të luhet në “Cardiff City Stadium” dhe do të nisë në ora 18:00.


Kjo do të jetë ndeshja e katërt midis Shqipërisë dhe Uellsit në histori, teksa në të kaluarën janë përballur tre herë me njëra-tjetrën.

Shqipëria ka luajtur dy herë me Uellsin për eliminatoret e Kampionatit Evropianit 1996.

Ndeshja e parë u luajt në Kardif më 7 shtator 1994 dhe përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve.

Golat u shënuan nga Chris Coleman (10’) dhe Ryan Giggs (67’).

Në sfidën e dytë mes dy vendeve të luajtur më 15 nëntor 1995 në stadiumin “Qemal Stafa” të Tiranës rezultati u fiksua në barazim 1-1. Sokol Kushta kaloi në avantazh kuqezinjtë me një gol të realizuar në minutën e 5-të, ndërsa uellsianët barazuan shifrat në minutën e 43-të me anë të Mark Pembridge.

Ndeshja e tretë mes dy vendeve u luajt më 20 nëntor 2018 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Sfida, që ishte një miqësore, u mbyll me fitoren 1-0 të Shqipërisë falë golit të Bekim Balajt në minutën e 58-të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League

"Kapitulli Nico ka përfunduar, ai dëshiron të vazhdojë këtu" - presidenti i Athletic Bilbaos sërish mesazh Barcelonës

La Liga
Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Premier League

"Broja është jashtë, Uzuni vjen në vend të tij" - Sylvinho flet për ndryshimet dhe kthimin e sulmuesit që mbeti jashtë Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori