Nisma Socialdemokrate ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në një tubim madhështorë , kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se sot më shumë se kurrë Kosovës i duhet zëri dhe fryma çlirimtare.
Ai ka thënë se është këtë për të garantuar që zëri i çlirimtarëve nuk mund të shuhet dhe ajo të të jetoj me krenari në çdo pjesë të vendit tonë.
Lideri i Nismës ka thënë se zëri i atdheut na thërret përsëri të rreshtohemi rreth brigadës 121 dhe ne jemi të rreshtuar rreth interesit të atdheut.
“Nga Avniu dëshmori më i ri i brigadës e deri të më i vjetri që kam vizituar dje, ne arritëm të dalim faqebardhë. Ne mbrojtëm kauzën e shenjtë të lirisë së Kosovës. Mbi 85 mijë njerëz e kishin vu fatin e tyre në dorë të djemve të UÇK-së. Ata na besuan krejt çka kishin duke qenë të bindur se nuk dezertojmë. Ne jemi simbol i mbrojtës i sakrificës dhe jemi simbol i lirisë dhe fitoreve, kjo është brigada 121”, ka thënë ndër të tjera Limaj në hapje të fushatës zyrtare.
Më tutje, ai ka ftuar bashkëluftëtarët e tij të rreshtohen së bashku drejt fitoreve të reja.
“Sot më shumë së kurrë Kosova ka nevojë për zërin çlirimtarë në Kuvendin e Kosovës. Ne asnjëherë deri më tani nuk kemi bërë kompromis me interesa të atdheut. Sot po iu drejtohem bashkëluftëtarëve të mi anekënd Kosovës më shumë se kurrë kemi nevojë të bashkohemi në këtë frymë çlirimtare, iu drejtohem familjeve patriotike që kanë dhënë gjithçka për të ardhur këtu rreshtohuni e bashkohuni më këtë frymë çlirimtare”, ka shtuar Limaj.
Ai ka ftuar që këto 10 ditë të fushatës të punojmë e të angazhohemi që në zgjedhjet e 14 shkurtit ta fuqizojnë këtë projekt.
“Nisma Socialdemokrate do të jetë befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve, do ta shihni më 14 shkurt, qindra mijëra qytetarë që nuk kanë qenë me Nismën po rreshtohen e bashkohen kësaj kauze dhe po e shohin këtë projekt si mbi partiak”, ka theksuar Limaj.
Sipas tij, janë dy kategori që nuk e duan zërin çlirimtarë në Kuvendin e Kosovës, Vuciqi dhe këlyshët e tij në Prishtinë, prandaj Limaj ka bërë thirrje për rreshtim në numrin 121. Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i Nismës Bilall Sherifi ka thënë se për Nismën, Kosova dhe qytetarët e saj vihen gjithmonë në rënd të parë.
“Ne jemi ata që do të avancojmë çdo gjë që vihet në interesin e qytetarëve, ne do të bëjmë më të mirën për shëndetësinë, bujqësinë, ekonominë, arsimin, politikat sociale, etj. Ne do të bëjmë më të mirën për rininë dhe për punësimin e tyre. Ne jo vetëm që do të japin zë për veteranëve, por do ti mbështesim edhe në aspektin financiar, ne do t’i lejojmë me ligj që të gjithë veteranët që marrin mbështetje financiare, të kenë edhe drejt punë, qoftë në sektorin privat apo në administratë”, ka thënë ai.
Më tutje, Sherifi ka thënë se do ta mbrojmë dhe respektojmë sakrificën e tyre duke filluar një fushatë ndërkombëtare për njohjen e shtetësisë së Kosovës, dhe se do të angazhohemi përmes një fushate ndërkombëtare që ta njeh e gjithë bota se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Sherifi në fund ka ftuar të gjithë që të rrumbullakojnë numrin 121, Brigadën 121, Listën 121 të Çlirimtarëve, në mënyrë që pas 14 shkurtit zëri i Çlirimtarëve të jehojë fuqishëm në Parlament. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje