LAJMI I FUNDIT:

Burri rrah gruan në Prishtinë, e bën për spital

Burri rrah gruan në Prishtinë, e bën për spital
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten  e tij.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:40 në rrugën “28 Nëntori” Veternik, Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/