LAJMI I FUNDIT:

Analistët komentojnë incidentin në Skenderaj me rastin e vizitës së Kurtit

Analistët komentojnë incidentin në Skenderaj me rastin e vizitës së Kurtit

Analistët në “Debat Plus”  e kanë konsideruar të rëndë incidentin në Skenderaj që i ndodhi Kurtit, por kanë kërkuar që politikanët të jenë të përmbajtur dhe të mos polarizojnë shoqërinë.

Vehbi Kajtazi thotë se pamjet nga Drenica ishin të shëmtuara por sipas tij edhe Kurti ka përgjegjësi për këtë tensionim.

“Edhe Rugova nuk kishte shkuar në Drenicë sepse e ka ditur se në këtë vend mund të ketë mos durim ndaj tij. Por tash po shihet sa largpamës ishte Rugova kur evitoi vizitën në Drenicë pas luftës…Kurti është dashur që vizitën ta bëjë gjatë ditës pasi njerëzit do të ishin ndjerë pak më të frikësuar të bëjnë skena të tilla. Nata u ka dhënë një kurajo pasi kanë menduar se mund të fshihen pas territ për të gjuajtur me gurë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Donika Emini thotë së është shqetësuese ajo që ndodhi në Drenicë me vizitën e Kurtit.

“Është hera e dytë gjatë javës që Kurti po sulmohet…Drenica e reflekton një situatë reale që është në Kosovë. Ka polarizim të skajshëm të shoqërisë. Por, çfarë mund të ndodh në natën kur do të shpallen rezultatet? Partitë politike duhet të distancohen nga veprime të tilla dhe të dërgojnë mesazhe te militantët për t’i qetësuar ata”.

Imer Mushkolaj thotë se kjo fushatë është më e tensionuar në krahasim nga ato të viteve të kaluara.

“Shoqëria është shumë e polarizuar…Është e papranueshme kjo sjellje e disa personave në Skenderaj që dikujt t’i pengohet fushata. Çdo parti ka të drejtë të bëjë fushatë në këtë qytet pasi nuk është i askujt por i Kosovës. Janë skena që nuk duhet të përsëriten në Kosovë. Po na kujtojnë vitet e pasluftës kur LDK dhe Rugova mbanin tubime”.

Visar Ymeri thotë se polarizimi i shoqërisë është më i madh se partitë politike e kanë menduar.

“Partitë duhet të kujdesen që të mos e ndajnë popullin në ballafaqimin e ideve të tyre. Elektorati është i pandarë. Populli nuk duhet të përdorët për të qëruar hesapet në mes partive”.

Albert Krasniqi thotë se çdo akt dhune për shkak të bindjeve politike duhet dënuar.

“Organet e rendit duhet sa më shpejt ta zbardhin këtë rast, por unë e shoh si një incident të izoluar që ka ndodhur aty për aty. Ky incident mund të lidhet edhe me sentimentin aktual që lidhet me Hagën”.

Astrit Gashi thotë se është e frikshme që dikush duhet të shkojë në një pjesë të Kosovës me njësi speciale.

“Kjo që ndodhi është e paimagjinueshme. Kjo është kthim në periudhat më të errëta të Kosovës”, tha ndër të tjera Astrit Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje

Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje

Politikë
​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Ndotja e lartë e ajrit, IKSHKP del me rekomandime se si të veprojmë për ta reduktuar rrezikun

Ndotja e lartë e ajrit, IKSHKP del me rekomandime se si të veprojmë për ta reduktuar rrezikun

Lajme
Kalo në kategori