LAJMI I FUNDIT:

“Një pasdite që nuk do ta harrojmë kurrë”: Çifti britanik martohen në repartin e pacientëve me COVID-19

“Një pasdite që nuk do ta harrojmë kurrë”: Çifti britanik martohen në repartin e pacientëve me COVID-19

Një çift është martuar në një repart ku gjenden pacientët e prekur me coronavirus pas një apeli urgjent për një zyrtar që bën zyrtarizimin e martesave.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Phillip, 78 vjeç dhe Patricia, 88 vjeçe, nga Coventry, Angli lidhën nyjën në Spitalin Universitar të qytetit, ku Patricia po trajtohet për Covid-19.

Dasma e tyre erdhi pasi anëtarja e stafit të spitalit Joanna Shakespeare bëri thirrje në Twitter për ndihmë për të gjetur një “regjistrues”.


Dhe stafi i spitalit kanë thënë se ishte “një pasdite që nuk do ta harrojmë kurrë”.

Siç bëhet e ditur, çifti e kanë njohur njëri-tjetrin për më shumë se 46 vjet – pas takimit të parë në xhirimet e një pantomime për të cilën po punonin të dy.

Ata po planifikonin të martoheshin pas pandemisë, por pasi prisnin një vit planet e tyre ndryshuan dhe ata kërkuan ndihmë nga stafi i spitalit.

Çifti huazoi unazat, një “ushtri” e stafit mjekësor veproi si shoqërues të nuses, dhe një mjek veproi si dëshmitarë në martesë të premten.

Dikush nga Zyra e Regjistrimit të Coventry shërbeu në ceremoni, tha spitali.

Qindra njerëz postuan urime dhe komente pasi fotografitë e tyre u postuan në rrjetet sociale. /Telegrafi/