Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar një raport jo përfundimtar nga shërbimi votues lidhur me periudhën e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, numri i përgjithshëm i aplikacioneve të cilat janë futur në sistem ka qenë 175 mijë e 273 aplikacione.
“Pas verifikimeve janë larguar 43 mijë e 801 aplikacione si dublikate, të cilat janë dërguar nga aplikues më shumë se një herë në tre e-mailat e shërbimit votues gjatë periudhës së aplikimit.
Pra, në bazë të të dhënave jo përfundimtare, KQZ-ja ka pranuar nga 13 deri më 21 janar rreth 131 mijë e 500 aplikacione për regjistrim si votues jashtë Kosovës. Vetëm 33 aplikacione janë pranuar përmes fahut postar dhe 195 të tjera përmes faksit të KQZ-së, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, 131 mijë e 244 aplikacione janë pranuar përmes e-mailave të shërbimit votues”, ka thënë Elezi për Telegrafin.
Ai ka shtuar se pas vlerësimit të aplikacioneve, janë aprovuar 101 mijë e 839 aplikacione për regjistrim, ndërsa janë refuzuar 29 mijë e 633 aplikacione.
“Në 29 mijë e 100 raste aplikuesit janë refuzuar për shkak se nuk e kanë dëshmuar identitetin ose kriteret e zotësisë juridike apo nuk kanë nënshkruar aplikacionin për regjistrim. Në 65 raste të tjera aplikuesit janë refuzuar për shkak se në ditën e zgjedhjeve nuk arrijnë moshën 18 vjeç. Sa për sqarim, ky nuk është një raport përfundimtar, sepse shërbimi votues akoma është duke bërë kontrollimin e dokumenteve të shtypura dhe krahasimin e tyre”, ka shtuar Elezi.
Ai ka theksuar se shërbimi votues i KQZ-së, respektivisht zyrtarët nga qendra e thirrjeve, janë duke vazhduar të verifikojnë përmes telefonimit aplikuesit të cilët janë të aprovuar pasi kanë kaluar kriteret e zotësisë juridike. Në qendrën e thirrjeve janë shtuar linjat telefonike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian